U "shkarkua" për "show" nga Rama, Sokol Kananaj reagon për VOX News: Ja si u emërova tek Tatimet e Vlorës!

21 Mars 2026, 13:46Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sokol Kananaj

Një denoncim i publikuar në VOX News ka ngritur pikëpyetje mbi rikthimin në detyrë të një drejtori të shkarkuar më herët në Bashkinë e Vlorës, pas vendimit të Ramës për riformatimin e administratës lokale.

Shkarkimet e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, të cilat u prezantuan si masa për rritjen e efikasitetit dhe përgjegjshmërisë në administratë, mund të kenë qenë vetëm formale, pasi disa prej tyre po rikthehen sërish në poste drejtuese.

Rasti i Sokol Kananajt emërimi i ri në Tatimet e Vlorës

Denoncimi i publikaur nga VOX News lidhej me Sokol Kananajn, i cili kishte dhënë dorëheqje pas valës së largimeve në vitin 2025.

Sipas dokumentit të mëposhtëm, ai u emërua drejtor në Drejtorinë e Shërbimit të Tatimpaguesve në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Vlorë.

Kananaj figuronte si kandidat i vetëm në konkurrim, çka ka ngritur dyshime mbi transparencën e procesit të përzgjedhjes.

U "shkarkua" për "show" nga Rama, Sokol Kananaj reagon

Kananaj ishte larguar më parë nga detyra pasi dyshohet se kishte kryer zhbllokimin e një llogarie për një subjekt që kishte detyrime ndaj tatimeve të Bashkisë Vlorë. Denoncimi pretendonte se çështja ndodhet edhe në Prokurori.

Pas lajmit të publikuar nga VOX News ka ardhur edhe reagimi i zotit Sokol Kananajt, ky i fundit shkruan se nuk është shkarkuar dhe nuk ka dosje në Prokurori. 

Sokol Kananaj reagon për lajmin e VOX News

Në artikull janë publikuar disa të pavërteta:

* Është e pavërtetë që jam “shkarkuar nga detyra”. Marrëdhënia ime në shërbimin civil ka përfunduar për shkak të dorëheqjes, sipas legjislacionit për nëpunësin civil, duke ruajtur të drejtën për të konkurruar përsëri në shërbimin civil sipas ligjit nr. 152/2013.

* Është e pavërtetë që kam çështje në Prokurori ose që jam person nën hetim. Nuk kam asnjë procedim penal dhe asnjë çështje penale ndaj meje.

* Është e pavërtetë që kam ndërhyrë apo kam kryer veprime të paligjshme në lidhje me llogari bankare, siç pretendohet në artikull.

* Është e pavërtetë që kam qenë kandidat i vetëm në konkurrim. Në procedurën e konkurrimit kanë marrë pjesë tre kandidatë dhe procedura është zhvilluar sipas ligjit për nëpunësin civil dhe procedurave të Departamentit të Administratës Publike.
Emërimi im është bërë në përfundim të një procedure konkurrimi dhe jo në mënyrë politike apo të paligjshme, siç është paraqitur në artikull.

Publikimi i këtyre informacioneve të pavërteta ka cenuar rëndë figurën time, reputacionin tim dhe ka krijuar shqetësim të madh për familjen time. Unë jam bashkëshort dhe prind dhe publikimi i lajmeve të pavërteta që më paraqesin si person nën hetim apo të përfshirë në shkelje ligjore dëmton jo vetëm figurën time profesionale, por edhe qetësinë dhe integritetin e familjes sime.

U "shkarkua" për "show" nga Rama, Sokol Kananaj reagon
Nga njoftimi i DAP shkruhet se është kandidat i vetëm dhe "fati" paska kapur pikërisht Sokol Kananajn

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video