Denoncimi në VOX News: Dosje deri në tavan, foto nga stoku i frikshëm i çështjeve në Gjykatën e Apelit të Vlorës!

16 Mars 2026, 12:47Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO nga gjykata e Apelit në Vlorë

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e VOX News hedh dritë mbi situatën shqetësuese në Gjykatën e Apelit në Vlorë, ku sipas pamjeve të siguruara, dosjet e çështjeve janë grumbulluar në mënyrë alarmante, deri në tavan.

Nga fotot e dërguara, shihet qartë se brenda ambienteve të institucionit janë vendosur dhjetëra kuti me dosje gjyqësore, të cilat janë stivuar njëra mbi tjetrën në lartësi të konsiderueshme.

Ky fluks i madh dokumentesh tregon për një stok të frikshëm çështjesh të pashqyrtuara, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi ritmin e shqyrtimit të proceseve gjyqësore.

Sipas denoncuesit, situata është krijuar pas rikonstruksionit të godinës së gjykatës, i cili është realizuar me fonde të Bashkimit Europian.

Megjithatë, pavarësisht investimit në infrastrukturë, duket se problemi kryesor mbetet mbingarkesa me dosje dhe vonesat në trajtimin e çështjeve.

Kjo situatë ngre shqetësime për qytetarët që presin drejtësi, pasi numri i madh i dosjeve të papërfunduara mund të përkthehet në zvarritje të proceseve dhe vonesa të gjata në dhënien e vendimeve.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016



Video