Kryeministri Rama ditën e sotme publikoi lajmin se Shqipëria rënditet në vendin e 9-të në botë nga Indeksi i Sigurisë Kombëtare (NCSI), me një rezultat prej 92.5 pikësh.
Sipas raportit të publikuar nga Kryeminsitri ky pozicionim përfaqëson një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme.
VoxNews duke marrë shkas nga goditjet kibernetike ku institucionet publike dhe private në Shqipëri kanë qenë shënjestër e vazhdueshme e sulmeve, hulumtoi në lidhje me këtë raport.
Sipas hulumtimit të VoxNews NCSI është indeks “live” (dinamik) renditja ndryshon vazhdimisht sa herë përditësohen të dhënat
Pra: sot mund të shfaqet 9 nesër mund të jetë 12, 15, 18, etj.
Ndërkohë duke u bazuar në raportin zyrtar të vitin 2025: Shqipëria është rreth vendit të 15 në botë.

Duhet cilësuar se statistikat e publikuara nga Kryeministri Rama dhe më pas të ripublikuara nga mediat nuk janë raport, por të dhëna ditore.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016