Kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetit, Rama mbledh ministrat te vila 31

2022-03-29 13:47:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetit, Rama mbledh ministrat te
Rama mbledh ministrat te vila 31

Pak orë pasi SPAK i kërkoi kuvendit arrestimin e deputetit të PS, Alqi Bllako, kryeministri Edi Rama ka mbërritur rreth orës 13:00 në vilën 31 në Tiranë ku pritet të ketë një takim me ministrat e kabinetit.

Kreu i qeverisë deri me tani, nuk ka bërë asnjë reagim publik për këtë çështje. Ndërkohë pritet që ditën e nesërme  do të mblidhet këshilli i mandateve, për të gjykuar këtë kërkesë.

Kujtojmë se për çështjen e Inceneratorëve është arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar administratorët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.


Video