KAS shqyrton sot ankimimin e PD-së për të zhbërë koalicionin 'Shtëpia e Lirisë'

2022-02-07 08:01:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

KAS shqyrton sot ankimimin e PD-së për të zhbërë

Sot në orën 08:30 do të shqyrtohet në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kërkesa e Partisë Demokratike për të zhbërë koalicionin 'Shtëpia e Lirisë' për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit.

Relatori i kërkesës ankimuese i zgjedhur nga KQZ është Ledio Braho, ndërsa vendimi pritet të jepet në orët e pasdites.

Edhe pse Sali Berisha u përjashtua nga KQZ si pjesë e koalicionit 'Shtëpia e lirisë' duke mbetur vetëm LSI dhe PDK, vendimi nuk ka kënaqur Partinë Demokratike, e cila ka dërguar ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kundër këtij koalicionin.

 


Video