PD prezanton kandidatin në Dibër: Jemi të bashkuar

6 February 2022, 15:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PD prezanton kandidatin në Dibër: Jemi të bashkuar

Partia Demokratike prezantoi Luan Hakën si kandidat të saj për Bashkinë e Dibrës. Prezantimi i kandidatit Luan Haka është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetarja e PD, Jorida Tabalu, drejtuesi politik i qarkut, Xhelal Mziu, kryetari degës së Dibrës, Naim Gazidede, deputetë si dhe anëtarë të kryesisë së PD.

Sekretari i Përgjithshëm Bardhi dhe nënkryetarja Tabaku në fjalën e tyre vlerësuan figurën e kandidatit Luan Haka, duke shprehur bindjen se Dibra do të fitohet e do t’u kthehet qytetarëve, sipas tyre. Kandidati për bashkinë e Dibrës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, tha se ndjehet i privilegjuar që iu dha besimi për të kandiduar e nesër për t’i shërbyer qytetarëve dibranë.

“Në 6 Mars, do të kemi një proces demokratik zgjedhor për Kryetarin e Bashkisë. Unë, po aq sa krenar, jam edhe përgjegjës për rikthimin e dinjitetit në Dibër. Besimi për t’ju përfaqësuar , përveç kënaqësisë, më ka vënë mbi supe peshën për t’jua kthyer atë Dibër që po na e kalojnë dorë më dorë që nga 2015-ta”, tha Luan Haka.

Po këtë të diel edhe Sali Berisha prezantoi kandidatin e vet për Bashkinë e Durrësit. Prezantimi i Ardian Mukës nisi nga qyteti i Sukthit.

 


Video