Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, ka ngritur grupet e punës në të gjashtë bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars për Kryebashkiak.
Fushata do të drejtohet nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, ndërsa do të mbështetet nga dy subjektet që konsiderohen si aleatët e kandidatëve të përzgjedhur nga anëtarësia e PD.
Durrës- Drejtues fushate do të jetë Oerd Bylykbashi, deputetë mbështetës janë përcaktuar Albana Vokshi, Agron Shehaj, Ivi Kaso dhe Enno Bozdo.
Shkodër- Drejtues fushate do jetë deputeti Belind Këlliçi, i mbështetur nga Edith Harxhi, Aldo Bumçi dhe aleati i tyre Nard Ndoka.
Vorë- Drejtues fushate do të jetë deputeti Flamur Noka, si më i besuari i Sali Berishës.
Lushnje- Drejtues fushate do të jetë deputeti Tritan Shehu. Po kështu në Lushnje pritet një angazhim i strukturave të LSI, krahas atyre të PD.
Dibër- Drejtues fushate do të jetë Çlirim Gjata, ish-sekretar për Çështjet Ligjore në PD, në këtë bashki pritet një suport edhe nga LSI, pasi mbiemri I kandidatit të Berishës është si i kryetares së LSI-s. Burme për VoxNews thane se fushata në 6 bashkitë do të drejtohet nga ish-Kryeministri Sali Berisha