Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar një kërkesë për informacion Bashkisë së Durrësit, pas pretendimeve të Partisë Demokratike se fondet e rindërtimit po shpërndahen në mënyrë selektive për qëllime elektorale, në prag të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit.
PD dhe LSI dërguan në KQZ më 2 shkurt denoncimin, duke pretenduar se Bashkia e Durrësit ka miratuar vendime për shpërndarjen e fondeve të rindërtimit për banesat e dëmtuara në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale, për qëllime elektorale.
KQZ kërkon të dijë nga Bashkia e Durrësit nëse vërtetë është marrë një vendim i tillë si dhe kërkojnë t'i jepent shpjegim për procedurën e ndjekur nga për ndarjen e këtyre fondeve.
Në Durrës për PS kryebashkiakja aktuale Emirjana Sako, do të garojë kundër Luan Hotit, një emër i njohur dhe me kontribut politik në strukturat vendore të PD dhe Ardian Mukës, inxhinier e urbanist i zonës, që do të përfaqësojnë koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’.
