Presidenti Meta ditën e djeshme në “TV1 Channel” në Shkodër ka zbuluar prapaskenat e shkarkimit të ish-minitrit Saimir Tahiri. Meta zbuloi se në kohën që ish-ministri Tahiri u dorëhoq, pasi u mor nën hetim, kryeministri Edi Rama e kishte thirrur në një takim.
Sipas Kreut të Shtetit, Rama i ka thënë se e ka larguar Tahirin sepse nuk e donte Meta e se më në fund i ishte plotësuar dëshira.
“Ditën që Rama ka dashur ta heq më ka ftuar tek Sofra e Ariut dhe më tha ta plotësova dëshirën dhe e hoqa Tahirin’. Ti i thashë mos bëj gallatë me mua, po e heq për arsye të tjera, e mori në qafë sepse ai kishte natyre impulsive,”- tha Presidenti Meta.
Kutojmë se ish-ministri Saimir Tahiri është dënuar me 3 vite e 4 muaj dhe aktualisht ndodhet në burgun 313, nga ku pritet të kalojë në një qeli të zakonshme.