Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi NON GRATA, reagon Rama: Më duket pak...

2022-04-12 10:07:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi NON GRATA, reagon Rama: Më duket pak...

Gjatë vizitës në Gjermani, kryeministri Edi Rama ka pasur një komunikim dhe me gazetarët shqiptarë, që fluturuan bashkë me të në Berlin.

Rama u pyet në lidhje me shpalljen non grata të Aqif Rakipit, në një kohë që djali i tij u fut në listat e PS-së, kryeministri nuk preferoi që të jepte një përgjigje.

“Të vijmë deri në Berlin dhe të flasim për kandidatët socialistë në Tiranë më duket pak e sforcuar, kalojmë te pyetja tjetër”, iu përgjigj Rama pyetjes për Orlando Rakipin, ‘vezën e artë’ që i solli mijëra vota socialistëve në qarkun e Tiranës, duke lënë jashtë Kuvendi socialistë të vjetër si Pandeli Majko, apo Mimi Kodheli, duke rrezikuar pozitat e tyre.


Video