"Sozia" e Ramës merr park fotovoltaik mbi tokën bujqësore në Lus...
/ 2026-10-26 14:15:00Focus
Mbi 1,200 civilë janë vrarë ose plagosur qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, thanë të martën Kombet e Bashkuara. Ky numër, sipas tyre, përfshin 406 njerëz të vrarë dhe 801 të plagosur.
Megjithatë, zëdhënësja e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Liz Throssell, paralajmëroi se shifrat “mund të jenë shumë më të larta”.
Shumica e lëndimeve janë rezultat i “sulmeve ajrore dhe i të shtënave me armë”, tha OKB-ja. Raportohet se një gazetar është vrarë./REL