“Dua foto të trupit tënd”, arrestohet për pedofili ish-mësuesi Fazli Kikaj

2022-04-28 13:51:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Dua foto të trupit tënd”, arrestohet për pedofili
Policia e Kosovës ka arrestuar Fazli Kikajn, 76-vjeçarin nga Prizreni

Policia e Kosovës ka arrestuar Fazli Kikajn, 76-vjeçarin nga Prizreni i cili u demaskua pak ditë më parë nga një emision televiziv në Shqipëri. 

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Po ju konfirmoj se i dyshuari F.K është arrestuar dhe shoqëruar në polici. I njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonalë”, tha Gashi. Për të njëjtin, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka nisur dje hetime.

 


Video