Në kohën e një prove të madhe për NATO-n tashmë që Rusia po nxit dhe një luftë te re botërore me sulmin ndaj Ukrainës, gjithnjë e më shumë po spekulohet se kush do ta pasojë sekretarin e përgjithshëm, norvegjez Jens Stoltenberg. Ky i fundit do ta lërë detyrën më 30 shtator të vitit 2023. Ish-kryeministri norvegjez u emërua në postin e shefit të NATO-s në tetor të vitit 2014. Mandati i tij i dytë ishte parashikuar që të përfundonte në shtator të këtij viti, por për shkak të luftës së Rusisë u shty për vitin tjetër.
Ndërkohë që kanë nisur që tani spekulimet se kush do ta zëvëndësojë shefin e NATO-s.
Studiuesja gjermane, Suzana Starikov përmes një postimi në Twitter thotë se kryeministri shqiptar Edi Rama do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Sipas saj, SHBA-ja ka insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Sipas saj, kandidatë ishin Rama dhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.
“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja Katja Kalas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?”, shkruan Starikov.
Edi Rama will succeed Jens Stoltenberg as #NATO Secretary General. The US in particular is said to have insisted on electing the next NATO Secretary General among the new NATO members. The candidates were ????????PM Katja Kalas and????????Prime Minister Edi Rama. Who will be the next????????PM? pic.twitter.com/CQzwxnoq2m
— Suzana Starikov (@Intetyst) April 1, 2022
Megjithatë, shumë diplomatë, siç raporton prestigjiozja Politico, theksojnë se është koha që një grua të vijë në këtë pozicion.
Theksi si favorite kryesore vihet te ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila ka qenë në NATO si Ndihmës Sekretare e Përgjithshme.
Po ashtu në projekt janë Federica Mogherini, ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Zëvendëskryeministrja belge Sophie Wilmes, ish-kryeministrja britanike Theresa May, ish-presidentja e Estonisë Kersti Kaljulaid dhe Jeanine Hennis-Plasschaert, politikane holandeze dhe ish-ministre Mbrojtjeje në këtë vend.
Burime afër Grabar-Kitaroviçit pajtohen se ajo është një nga kandidatet më serioze.
Ndërsa arsyet që jepen për këtë kandidaturë të fortë, është jo vetëm karriera e saj në Aleancë nga viti 2011 deri në vitin 2014, por dhe fakti se ka marrëdhënie të shkëlqyera me amerikanët, duke qenë njëherësh ish-ambasadore në Uashington.
Media të ndryshme raportojnë për negociata sekrete mes Perëndimit dhe Rusisë në kontekstin e vlerësimeve se diplomacia dypalëshe mes Kremlinit dhe Kievit nuk mjafton.
Ndërkohë, mediat kroate shkruajnë se mes njerëzve që konsiderohen si negociatorë potencialë me Vladmir Putinin është edhe ish-presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç.
"Për Kolindën ky është testi përfundimtar për pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Nëse ajo përmbyll me sukses negociatat, është e vështirë të imagjinohet se ky pozicion mund t’i përkasë dikujt tjetër", shkruajnë mediat kroate.