In Albania, numerous legal uncertainties have been created after the government's decision to confiscate constructions without permission for the purpose of profit, which was approved at the beginning of last year. Many citizens, who have bought apartments in the 25 confiscated buildings, are worried about the future of their investment in these buildings. Jurists say that the decision of the Council of Ministers violates the right to property and legal security. The authorities explained to the Voice of America that they are preparing a draft law, which aims to regulate the consequences caused by illegal constructions and how they are used for public interest.
The government's decision on the confiscation of illegal constructions for profit, which was approved in September 2022, caused a lot of debate in the political and legal circles in the country. This decision foresees the use for social purposes of confiscated surfaces. Experts in the legal field argue that it contradicts the law on planning and development of the territory to which it refers, as well as the Criminal Code, while opposition MPs have requested its repeal in the Constitutional Court.
The National Inspectorate for the Protection of the Territory told the Voice of America that 25 objects were found that violated the construction permit, which were confiscated by decision of the National Council of the Territory.
But today, 6 months after the approval of this Decision of the Council of Ministers, criticism of its legality is added to the citizens' concern about the fate of the apartments they bought in these buildings, which have already been confiscated.
According to the lawyers, the development rights of the object, after the confiscation, pass to the state, and that neither the law on planning and development of the territory, nor the government's decision, do not predict, according to them, what happens to the object, who finishes the construction, how third parties are protected. Also, it is unclear when the builder does not use the right granted by the decision to pre-purchase the surfaces without a permit, which is also a problematic point of the VKM, since the state enters into a financial relationship with the one who violated the law.
“Shteti në këtë rast konfiskon qytetarin. Pronari e ka realizuar të drejtën e tij përmes shitjes së ndërtimit. Qytetari e ka blerë dhe shteti nuk konfiskon pronarin por qytetarin, ndërtimi i të cilit ndodhet në këtë objekt të konsideruar pa leje. Qytetari është cënuar tërësisht në kundërshtim me ligjin. Ne të gjithë jemi qytetarë, ne nuk jemi rojet e një ndërtimi pa leje, pra sa kate pa leje ka ndërtuar, sa e ka lejen. Ne i drejtohemi një shoqërie që merret me ndërtimin, një zyre noteriale, të cilët bëjnë kontratën, pra jemi në mirëbesim dhe shteti nuk mund të cënojë qytetarin për shkak të ndërtimit pa leje”- tha për Zërin e Amerikës Genc Çifligu, avokat.
Zëri i Amerikës bisedoi me disa qytetarë, që kanë blerë apartamente në objektet tashmë të konfiskuara. Ata nuk pranuan të intervistohen me kamera, por sqaruan se nuk kanë informacion, as nga ndërtuesit dhe as nga autoritetet, se sa i sigurt është apartamenti që kanë blerë në këto objekte.
Sipas tyre askush s’mund ta marrte me mend, se ndërtuesi do të tejkalonte lejen e ndërtimit, ndërkohë që blerjet janë kryer gjatë punimeve fillestare dhe figurojnë në pjesën me leje të objektit. Juristët thonë se Vendimi i Këshillit të Ministrave për konfiskimet e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi, cënon parimin e sigurisë juridike dhe të të drejtës së pronës.
Zëri i Amerikës ju drejtua Agjencisë për Media dhe Informim, për të mësuar se: “Çfarë ndodh gjatë një konfiskimi kur hyrjet e apartamenteve apo njësitë e shërbimit janë shitur ndërkohë tek individë të tjerë dhe a janë të mbrojtur qytetarët që i kanë blerë ato?”.
Në përgjigjen me shkrim kjo agjensi sqaron se: “Qeveria po përgatit një ligj, i cili synon rregullimin e pasojave te shkaktuara nga ndërtimet pa leje, si dhe mënyrën e përdorimit të tyre për interes publik”.
“Procesi i konfiskimit të ndërtimeve pa leje apo në tejkalim të lejes në kushtet kur ato janë të pamundura teknikisht për t’u prishur”,- thuhet me tej në përgjigje, -“është një nga instrumentet ligjor që shteti përdor për të rregulluar pasojat e paligjshmërisë në zhvillimin e territorit”.
Draft-ligji që po përgatitet nga një grup pune, sipas sqarimit të Agjencisë për media, është instrumenti tjetër ligjor që rregullon këto pasoja në raport me interesat e personave, të cilët janë prekur nga paligjshmëria në zhvillim, dhe se ligji i ri, synon të mbrojë të gjitha këto interesa.
Por nga ana tjetër njohës të fushës juridike janë kritikë për punën e institucioneve përgjegjëse në parandalimin e ndërtimeve pa leje.
“Mendoj se qeveria në vend të parandalonte ndërtimet pa leje, pasi i ka të gjitha strukturat, bën të kundërtën. Në momentin që plas gjithë problematika, ndërmerr veprime që nuk janë plotësisht të menaxhueshme për palët e treta. Është problemtikë e madhe rregullimi financiar”- u shpreh për Zërin e Amerikës Redi Ramaj, avokat.
Kontrolli i ndërtimeve pa leje kryhet nga disa institucione si Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Tërritorit, Inspektoriatet e Mbrojtjes së Territorit në njësitë vendore, policia bashkiake dhe ajo e shtetit. Njohës të ligjit thonë, se të paktën për rastet konfiskuara, ato nuk ngarkohen me asnjë përgjegjësi, edhe përse nuk kanë kryer detyrën.
“Ligji për IKMT-në thotë se inspektorët duhet të kontrollojnë zonën nëse ka ndërtime pa leje. E kanë ata për detyrë, ata nuk gjobiten nuk konfiskohen, nuk merret masë për ta. Mendohet se dëmtohet subjekti ndërtues por në fakt dëmtohen qytetarët” – u shpreh për Zërin e Amerikës Ana Pertena, avokate.
Ekspertët mendojnë se dhe individët ngarkohen me përgjegjësi kur kryejnë transaksione në treg, por kjo sipas tyre vlen kur shteti funksionon.
“Por në momentin kur të gjithë institucionet shtetërore fillojnë të dështojnë njëri pas tjetrit, shkarkohen nga përgjegjësia individët, për zgjedhjet e tyre individuale dhe secili prej tyre mund të nisë një aksion ligjor kundër institucioneve për shpërblim dëmi. Qytetari mund të parashikojë aq sa mundet, por në momentin që dikush zhvillon një ndërtesë në mes të qytetit, në pamje të plotë të gjitha organeve shtetërore, ka gjithmonë ka të drejtën të besojë, se çdo gjë është e ligjshme, sepse janë një sërë organesh të përfshira. Në rastin konkret përgjegjësia është totalisht e organeve shtetërore dhe jo e individëve”- shpjegoi për Zërin e Amerikës Dorian Matlija, Drejtor ekzekutiv i Qendrës Res Publica.
Në disa dalje publike kryeministri Rama, ka ngarkuar me përgjegjësi për situatën e ndërtimeve pa leje, edhe drejtësinë që nuk ka vepruar, madje ka akuzuar përfaqësues të saj se kanë marrë ryshfet për këtë qëllim.
“Atyre që thonë se vetë i keni zgjedhur, po ju them se nuk i kemi vënë ne. Shumë prej prokurorëve dhe gjykatësve janë ende në rradhë, për të hyrë në fshesën e vetingut dhe janë ata që bëjnë gjëra të tilla”- u shpreh Kryeministri Edi Rama në një reagim publik.
Ndërtimi pa leje është vepër penale dhe organet hetimore të paktën për 4 raste në Tiranë kanë nisur hetimet. Edhe pse autoritetet janë shprehur se Vendimi i Këshillit të Ministrave për konfiskimin e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi nuk i shpëton ndërtuesit që kanë tejkaluar lejen e ndërtimit nga ndjekja penale, sërish paqartësitë ligjore janë të shumta.
The authorities have recently announced the confiscation of an area of nearly 100,000 square meters in several major cities of the country, while the process seems to remain suspended until the approval of the draft law that is being prepared, to regulate the consequences of constructions without permission and their confiscations./ VOA