FINAL REPORT/ The Albanian Helsinki Committee publishes the violations of the May 14 elections!

2023-09-19 12:45:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
In the photo: Albanian Committee of Helsinki

 

 

The Albanian Helsinki Committee has published the final report with findings and recommendations after monitoring the May 14 local elections.

In the report, KSHH says that since the start of the election campaign, the deadlines have not been respected, creating conditions for unequal competition between political entities.

The committee has identified violations in the distribution of election materials, irregularities in the name lists as well as intimidation of citizens during the election process.

ASC has underlined the presence of unauthorized persons in the voting centers, infringing the freedom of citizens to express their will to vote.

The presence of unauthorized persons was also in the counting process. Another violation recorded were cases of family voting.

The observers of the AHC found massive violations of the election silence provisions.

Apart from the fact that the process has started late in the municipalities where electronic voting was done, KShH says that citizens had difficulties in using them, causing confusion in voting.

The rerun of the elections in Rrogozhina, KSH calls it a fair decision.

Excerpts from the Report of the Albanian Committee of Helsinki:

1. KShH ripërsërit rekomandimin e tij prej zgjedhjeve të kaluara se reforma e mëtejshme zgjedhore
kërkon konsensus dhe dialog të gjerë politik, transparencë dhe gjithëpërfshirje. Është e nevojshme të
merren në shqyrtim rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të pasqyruara në raportet e viteve të fundit.
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk duhet të jenë monopol i partive politike dhe as të realizohen në
periudha të afërta zgjedhore, por të marrin në konsideratë standartet dhe praktikat e mira
ndërkombëtare. KShH rekomandon shmagien e konsultimeve formale në reformimin e ardhshëm
zgjedhor përkundrejt nevojës për realizimin e dëgjesave efektive me ekspertët, si dhe organizatat dhe
përfaqësuesit e shoqërisë civile.

2. Zgjedhjet e 14 Majit vërtetuan edhe një herë se antarët e Komisioneve Zgjedhore lokale, në mjaft raste,
profesionalisht nuk ishin në nivelin e duhur. Në punën e tyre u vërejt edhe njëanshmëria partiake,
prandaj qëndron nevoja imediate për të marrë në shqyrtim Rekomandimin prioritar e të hershëm të
OSBE/ODIHR-it, po dhe KQZ-së, për depolitizimin total të tyre.

3. Në pilotimin e votimit dhe numërimit elektronik u vërejtën defekte të rëndësishme edhe pse KQZ-ja
ka deklaruar se ato nuk patën pasoja. E njëjta gjë është vërtetuar edhe në zgjedhjet e mëparshme.
Ndërkohë që numërimi elektronik evidentoi avantazhet e shpejtësisë dhe efikasitetit të tij në raport me
numërimin manual, i cili (ky i fundit) u realizua krahasimisht më shpejt në raport me vitet e kaluara.
Për problematikat e shfaqura, KShH sugjeron që ky problem të analizohet nga specialistë me përvojë
dhe të paanshëm edhe për faktin e shpenzimeve të konsiderueshme. KShH i sugjeron KQZ-së të
vendosë në lëvizje mekanizmat e brendshëm apo të jashtëm (me anë të organeve të drejtësisë) të hetimit
të përgjegjësive lidhur me këto defekte.

4. Nga një proces zgjedhor në tjetrin vërtetohet e njëjta shkelje: zgjedhësit nuk njoftohen në banesat e tyre
për shkak të mungesës së fondit që duhet të akordohet nga Ministria e Brendshme. KQZ-ja, megjithëse
në dijeni për këtë, nuk ka ndërhyrë në mënyrë të efektshme për të parandaluar këtë shkelje ligjore.

5. KShH rekomandon rishikimin e ligjit nr. 8580, dt. 17.02.2002, konkretisht në nenin 19/2, i cili
parashikon shpërndarjen e ndihmës financiare për partitë politike, duke vendosur që partitë plotësuese
të njërit prej kritereve të përcaktuara në ligj, të mos mundet që të jenë gjithashtu përfituese nën kriteret
e tjera. Kështu KShH rekomandon që kjo dispozitë të parashikojë kritere të qarta dhe objektive që
mundësojnë një shpërndarje më të drejtë e proporcionale të fondeve publike midis partive politike.

6. KShH vëren se formulimi i nenit 91 të Kodit Zgjedhor është i diskutueshëm pasi lehtëson pozitat e
partive politike që fillojnë më herët fushatën zgjedhore. Kjo për arsye se përmbajtja e kësaj dispozite
(pika 2 dhe 3 e nenit 91) sanksionon ndalimin e përdorimit të burimeve publike gjatë fushatës zgjedhore
(e cila edhe pse ligjërisht fillon një muaj para zgjedhjeve, de facto fillon më herët). Kjo është arsyeja
se përse ndalimi i përdorimit të burimeve publike për qëllime elektorale, vlerësojmë se duhet të
rishikohet në parashikimet e Kodit Zgjedhor duke e shtrirë këtë ndalim që prej datës së dekretimit të
zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe mos e kufizuar atë në raport me faktin nëse
një parti politike është regjistruar apo jo si subjekt zgjedhor.

7. Televizionet, sipas parashikimit të Nenit 80 pika 1 mbi radiotelevizionin publik dhe Nenit 84 për radiot
dhe televizionet private, të Kodit Zgjedhor, i kanë kushtuar një fraksion kohor minimal subjekteve
zgjedhore të cilat janë parti joparlamentare apo kandidatë të propozuar nga zgjedhësit. Këto dispozita
vlen të rishikohen, me qëllim që të garantojnë raportim mediatik plurarist dhe gjithëpërfshirës për
subjektet garuese.

8. Kryesisht në edicionet informative, KShH vijon të konstatojë me shqetësim se materialet audio-vizuale
të regjistruara nga partitë politike apo kandidatët përbëjnë pjesën dërrmuese të materialeve të shfaqura
në televizion, në përputhje me Nenin 84/1 të Kodit Zgjedhor, i cili legjitimon transmetimin e tyre.
KShH rekomandon rishikimin e këtij neni në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, me qëllim
që t’i jepet fund kësaj praktike që cënon lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar me
paanshmëri.

9. Afati për verifikimin e integritetit të kandidatëve është relativisht i shkurtër, gjë që pamundëson
Prokurorinë e Përgjithshme të bëjë verifikimet përkatëse. Prandaj sugjerojmë që me ligj subjektet
zgjedhore të detyrohen që emrat e kandidatëve potencialë t’ju dërgohen për verifikim Prokurorisë së
Përgjithshme një muaj përpara se ato t’i paraqiten KQZ-së.

10. KShH i rekomandon KQZ-së që të realizojë hetime administrative të shpejta, efikase dhe objektive të
rasteve apo sinjalizimeve të lidhura me shpërdorimin e aseteve publike, si dhe të aplikojë sanksione
proporcionale dhe të drejta që i shërbejnë parandalimit të përgjithshëm dhe të posaçëm, duke treguar
rigorozitet në zbatimin e ligjit dhe sanksionimin e shkelësve konform nenit 91 dhe 92 të Kodit
Zgjedhor, si dhe akteve rregullatore të saj.

11. Në Kodin Zgjedhor bëhet fjalë për fushatën e ligjshme një mujore. Subjektet zgjedhore në fakt e fillojnë
fushatën shumë kohë para fushatës së ligjshme. Kjo përqëndrohet në Kryetarët e Partive. Një praktikë
e tillë jo vetëm shoqërohet me shpenzime të shumta që ja kalojnë fushatës së ligjshme, por krijojnë
pabarazi të theksuar për partitë më të vogla. KShH sugjeron që KQZ-së në raste të tilla t’i jepet
kompetencë jo vetëm të ndërhyjë, por kur është e nevojshme të zbatojë dhe sanksione.

12. Edhe në Zgjedhjet e 14 Majit 2023 vazhdon fenomeni i shëmtuar dhe i dënueshëm i shitblerjes së votës,
si dhe kryerja e veprave të tjera penale, gjithaq serioze, në fushën e zgjedhjeve. KShH sugjeron: a) që
t’i jepet përparësi hetimit të plotë, të gjithëanshëm dhe objektiv (e jo selektiv) të çështjeve të tilla si
rrjedhojë e ndikimit të tyre të drejtpërdrejtë në besimin e elektoratit në proceset demokratike; b) të
bëhen analiza lidhur me rrethanat dhe kushtet e kryerjes së veprave të tilla dhe të publikohen ato që do
të kishin efekt parandalues.

13. The Judicial Electoral College decided to repeat the electoral process in the Rrogozhin Municipality,
simultaneously arguing for the non-establishment of the VC next to the Rrogozhin IEP, relying on the
provisions of the Civil Code and the jurisprudence of the Constitutional Court. KSH suggests taking
measures to ensure the exercise of the right to vote for each prisoner for the
local government unit, conditional on the permanent residence of the prisoner

Dokumenta bashkëngjitur

Video