Gërdeci / Shkëlzen Berisha do thirret si dëshmitar në gjyqin ndaj Fatmir Mediut

2023-10-03 15:31:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gërdeci / Shkëlzen Berisha do thirret si dëshmitar në gjyqin
Shkëlzen Berisha / Fatmir Mediu

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha do të thirret si dëshmitar në gjyqin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes në qeverinë e babait të tij, Fatmir Mediu.

GJKKO ka pranuar sot kërkesën e SPAK që në gjyqin ndaj Mediut të thirren për të dëshmuar plot 71 dëshmitarë, pjesa më e madhe e të cilëve janë familjarë të viktimave në tragjedinë e Gërdecit.

Përveç Shkëlzen Berishës, në gjyq do të dëshmojë edhe Aldo Bumçi.

Lidhur me tragjedinë e vitit 2008 në fshatin Gërdec, ku nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armatimeve humbën jetën 26 persona, Mediu akuzohet veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Në gjykatë nuk do të thirren ekspertët e Pentagonit amerikan, të cilët ishin kërkuar të bëheshin pjesë e gjyqit me kërkesë të avokatëve të Mediut, gjithashtu janë rrëzuar dëshmitarët e thirrur nga pala mbrojtëse me avokat Dorian Matliajn.


Video