Emri/ Ky është 27-vjeçari që u ekzekutua në Kamëz!

2026-06-08 15:52:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I riu në foto është 27-vjeçari, Ardian Baloshi i cili humbi jetën këtë të hënë në Kamëz pasi u plagos me armë.

Baloshi fatkeqësisht nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:25 në rrugën “Dervish Luzha”.

Policia ka njoftuar se po punon me RENEA-n për kapjen e autorit, Sadik Llanaj i cili është i armatosur.

Ai ka arritur të arratiset me mjetin e tij menjëherë pas ngjarjes.


Video