Detaje të reja janë zbardhur nga marrja peng e 32-vjeçarit në Tiranë, ku tre autorët u identifikuan dhe dy u vunë në pranga dhe një tjetër u shpall në kërkim.
Mësohet se tre personat, me iniciale, K.N, J.N dhe H.N, rezultojnë emra të njohur për policinë, me precedentë penalë për vjedhje dhe përfshirje në konflikte të ndryshme.
Ata kanë organizuar rrëmbimin pasi kishin kohë që monitoronin lëvizjet e 32-vjeçarit.
I rrëmbyeri, F.S, biznesmen nga Divjaka, kishte vetëm rreth dy muaj që ishte kthyer në Shqipëri, pasi ndodhej jashtë vendit.
Ndërkohë, ditën e ngjarjes, ai ndodhej duke pirë kafe pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë, kur tre autorët i janë afruar sapo është larguar nga lokali.
Mësohet, se ata i janë prezantuar si agjentë të BKH-së dhe e kanë detyruar të hipte në automjet.
Njëri prej tyre mbante kapele dhe syze, ndërsa dy të tjerët ishin të maskuar me maska farmacie dhe syze për të fshehur identitetin.
Pas rrëmbimit, 32-vjeçari është dërguar në një ambient në zonën e Xhafzotajt, ku është mbajtur për disa orë.
Gjatë gjithë natës, ai është dhunuar fizikisht dhe kërcënuar për t’i marrë një shumë të madhe parash.
Fillimisht, autorët i kanë kërkuar 2 milionë euro, por pasi ai ka kundërshtuar duke deklaruar se nuk dispononte një shumë të tillë, ata e kanë ulur kërkesën në 1 milion euro, e më pas në 500 mijë euro.
Më pas në mëngjes e kanë liruar me qëllim që të siguronte shumën e kërkuar.
Menjëherë pas lirimit, biznesmeni i është drejtuar policisë dhe ka kallëzuar ngjarjen.
Ndërkohë, sot policia vuri në pranga.
Policia vijon punën për kapjen e personit të tretë dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.
Ndërkohë, po vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.