Vendosja e fashës është publikuar në fletoren zyrtare, si e shpjegon ministrja

5 October 2022, 13:48Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vendosja e fashës është publikuar në fletoren zyrtare, si e
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka sqaruar botimin në fletoren zyrtare të vendimit të ERE për rritjen e çmimit të energjisë me 42 lekë për ata që konsumojnë mbi 800 kWh.

Ajo u shpreh se është e drejta e qeverisë nëse e aplikon apo jo, duke theksuar se vazhdon t’i qëndrojë vendimit për të mos rritur çmimin e energjisë për muajin tetor.

"Fasha 800 kWh, kur shprehet ERE, shprehet për miratimin e çmimit, çdo kWh mbi 800 do kushtojë 42 lekë. Kjo është detyra e ERE. Ia bëmë kërkesën në muajin shtator dhe pasi e shqyrton vendosi ta miratojë, këtu mbaron fusha e përgjegjësisë së ERE. Qeveria shqiptare ka të drejtën nëse e aplikon apo jo fashën.

Jemi të lumtur që ia kemi dalë për shkak të konsumit më të ulët që nuk e aplikojmë gjatë muajit tetor. ERE ka marrë vendim mbi çmimin, qeveria ka marrë vendim në shtator dhe vazhdon ta mbajë atë vendim për të mbrojtur konsumatorët", deklaroi Balluku. 


Video