Qeveria kërkon 60 mln euro

3 Tetor 2022, 18:01Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Banka e Shqipërisë hapi ankandin e obligacioneve për 7 miliardë lek, ose 60 milionë euro.

Ankandi do të mbahet më 4 tetor me një kupon prej 2.9 për qind.

Kuponi është në të njëjtin nivel me ankandin e zhvilluar në fillim të muajit gusht, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Afati i maturimit është dyvjeçar dhe përfundon më 7 tetor të 2024-s.

 

Video