SHIFRAT/ A ka kontrabandë nafte në Shqipëri?

15 Nëntor 2022, 13:47Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

A po importon Shqipëria naftë kontrabandë? Është një pyetje e cila kohëve të fundit po gjen edhe përgjigje kjo duke llogaritur të dhënat, e naftës që futet në Shqipëri, sa makina ka dhe numri i popullsisë.

Shifrat janë shqetësuese, dyshimet janë edhe të mëdha duke pohuar se në Shqipëri importohen sasi të mëdha nafte kontrabandë.

VoxNews me një kërkim të thjeshtë ka vërejtur se Shqipëria edhe pse një vend më i madh se Kosova dhe Maqedonia e Veriut importon më pak naftë të deklaruar. Sipas shifrave të mëposhtme Shqipëria në vitin e kaluar  ka importuar 461 754 ton karburant ku numri i makinave përllogaritet që të jetë 711 mijë.

Maqedonia e Veriut ka importuar në vitin 2021, 861 mijë ton karburant ndërsa numri i makinave është shumë 500 mijë automjete me një popullsi prej 2 milionë banorë. Kosova me një popullsi pre 1.9 milionë banorë, ka importuar 488 mijë ton ndërsa numri i automjeteve 397 mijë.

Tabela e mëposhtme

SHIFRAT/ A ka kontrabandë nafte në Shqipëri?

Pra Shqipëria nuk e plotëson kërkesën për naftë në krahasim me fqinjët tanë si Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Krahasimi i bërë më lart dhe ngre pikëpyetje se në Shqipëri pjesa tjetër e naftë kontrabandohet.

Vetëm në dy operacione të policisë janë sekuestruar mbi 700 mijë litra naftë, duke llogaritur taksën 1 euro për një litër naftë në Shqipëri, që do të thotë se me 700 mijë litra naftë kontrabandë janë shmangur 700 mijë euro taksa. Por sa naftë janë kaluar pa u kapur nga policia dhe sa mijëra euro taksa ka humbur shteti shqiptar./VoxNews

Video