“Bordi i Çetit” ul lehtë çmimin e naftës në mes të protestës së opozitës

12 Nëntor 2022, 17:43Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Bordi i Çetit” ul lehtë çmimin e naftës

E ndërsa protesta po zhvillohet përpara selisë së qeverisë, Bordi i Transparencës, i njohur tashmë si “Bordi i Çetit” ka ulur lehtë çmimin e naftës.

Nafta është ulur me 4 lekë, benzina me 1 lek ndërsa çmimi i gazit nuk ka ndryshuar.

Respektivisht çmimet janë:

Nafta: 223 lekë/litri

Benzina: 209 lekë/litri

Gazi: 74 lekë/litri

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 13 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Video