"Bordi i Çetit" ul çmimin e naftës dhe benzinës një ditë para protestës

11 Nëntor 2022, 15:37Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shefqet Kastrati

Bordi i Transparencës ka ulur çmimet e karburanteve një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita para Kryeministrisë.

Duke filluar nga ora 18:00 e ditës së sotme, nafta do të shitet me pakicë me 227 lekë/litri nga 232 lekë që shitej më parë, ndërsa me shumicë do tregtohet me 215 lekë/litër.

Ndërsa, benzina do të shitet me 210 lekë/litri nga 212 lekë që shitej më parë, ndërsa me shumicë do të tregtohet me 198 lekë/litër.

Ka mbetur i pandryshuar çmimi i gazit, i cili do të shitet me 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazit për peshkimin është vendosur  133 lek/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11  Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Video