Rriten regjistrimet në arsimin profesional, dega më e preferuar Hoteleri-Turizëm

26 Mars 2024, 16:29Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Regjistrimet në shkollat profesionale për vitin akademik 2023-2024 janë rritur me 11% krahasuar me një vit më parë, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional.

Hoteleri-Turizëm është dega më e preferuar, e ndjekur nga Teknologjia e Informacionit. Ministri tha se janë punësuar 60% e nxënësve të diplomuar.

“Arsimi dhe formimi profesional ofrohet nga 29 shkolla profesionale dhe 10 qendra të formimit profesional në të gjithë vendin. 14,700 nxënës ndjekin arsimin e mesëm profesional publik për vitin shkollor për vitin 2023-2024. Janë regjistruar për herë të parë, 4709 nxënës, 11% më shumë se një vit më parë.

Programet më të kërkuara për vitin 2024, janë hoteleri turizëm, teknologji informacioni. 8 ofrues ofrojnë edhe kualifikime profesionale. 60% e nxënësve që janë diplomuar, janë punësuar.

Nga qendrat e formimit profesional janë ofruar 71 kurse të formimi profesional, janë regjistruar 15 mijë kursantë.

Gjatë vitit 2023, është zbatuar programi i kodimit. Prioritet ka mbetur ofrimi i kushteve të IT. Në zbatim të planit kombëtar, garancia rinore është lançuar në tetor të vitit të kaluar. Ka nisur zbatimi i të nxënit në vendin e punës. Kemi pasur mbështetjen e partnerëve tanë. BE vijon mbështetjen, përmes IPA 2 dhe IPA 3”, tha Gonxhja.

Video