
Ministria e Financave është duke punuar për një ndërhyrje të re në ligjin e tatimit, për të lehtësuar barrën e të ardhurave nga paga.
Burime nga Ministria pohojnë se ndryshimet do të prezantohen në qershor dhe do të jenë gati për votim në Kuvend gjatë rishikimit të buxhetit për gjashtë muajt e parë të këtij viti.
Burimet shtojnë se drafti është ende në fazë diskutimesh dhe nuk është vendosur se cila kategori do të përfitojë nga lehtësimi i tatimit mbi të ardhurat personale.
Por, se ku mund të ndërhyhet e ka sinjalizuar Kryeministri Edi Rama gjatë podkastit të së shtunës, kur tha se do të ulet tatimi mbi të ardhurat për punonjësit me rroga të larta.
Aktualisht, legjislacioni parashikon që për pagat mbi 200 mijë lek, tatimi është 23 për qind, ndërsa nga 500 deri në këtë fashë tatimi është 13 për qind.
Burime të Vox News pohojnë se një variant që po diskutohet është ulja e tatimit 23 për qind në 18 për qind për këto paga.
***
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.