Cila është skema kombëtare e mbështetjes së fermerëve?

23 Mars 2024, 09:13Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Teksa prenzantoi Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët dhe blegtorët, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj theksoi se bashkimi I fermerëve do të rris standardet dhe është një mundësi e madhe për mos të ndenjur të vegjël.

“Kur flasim për standarde, unë dua absolutisht të theksoj nevojën pse bashkimi është domosdoshmëri për standardin e sigurisë ushqimore. Nuk ka mundësi që ne të vazhdojmë të rrimë të vegjël. E kur flasim ne nuk flasim secili nga ne, por duhet të kuptojmë që në një zonë të caktuar aty ku potenciali është për t’u bashkuar dhe jo për t’ju kthyer kooperativave.”

Sipas Denaj, kur të fillojnë aplikimet më 27 mars, ku blegtorët apo fermerët e vegjël të cilët kanë më pak se 1 ha tokë, të bëhen bashkë dhe të firmosin një marrëveshje interesi.

“Ne flasim për 1ha për fermerë. Çfarë do të thotë kjo? Që ka edhe të tjerë që kanë më pak. Ka serra, të cilat janë në gjysmën hektari. Arrijmë dot ne të automatizojmë proceset bujqësore? Arrijmë dot ne të investojmë të gjithë protokollet bujqësore për një produkt që kërkon jo vetem tregu i jashtëm, por edhe ata që po vijnë tani në këtë vit besoj që do arrijnë 14 milionë turistë. Kërkohet cilësi, por cilësia për mua si ekonomiste është të mprehësh lapsin dhe të vendosësh që kostot të jenë oportune për sipërfaqe më të mëdha për produkte prodhimi më të mëdha.”

Sipas Ministres, vitin e kaluar u arrit të shpërndahej naftë tek të gjithë përfituesit.rreth 51 milionë $ tek 65 000 fermerë, këtë vit do të jetë 55 milionë dollare tek 70 000 fermerë. Ministrja gjithashtu bëri me dije se tashmë po finalizohet nisma edhe për lehtësimin e dhënies së lejeve të ndërtimit në zonat rurale, cka do ndikojë në zhvillimin e tyre.

Video