Gati strategjia Kombëtare e Mbrojtjes Sociale 2024-2030. Çfarë parashikohet për zbutjen e varfërisë?

22 Mars 2024, 14:50Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi për Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale 2024-2023. Një dër qëllimet kryesore është zbutja e varfërisë, përmirësimi I jetesës për personat me aftësi të kufizuara përmes mbështetjes me skemat financiare dhe përfitimeve të përshtatshme etj.

Referuar vendimit, kostoja e përgjithshme e përllogaritur për zbatimin e masave administrative të kësaj strategjie dhe të planit të veprimit është rreth 245 miliardë lekë. Nga ku kostoja financiare e mbuluar nga burimet financiare dhe partnerët e zhvillimit mbulojnë rreth 1.1% të kostos së strategjisë dhe hendeku financiar është parashikuar 2.7%.

Por sa do të jetë kostoja e parashikuar për zbutjen e varfërisë?

Sipas vendimit, për zbatimin e politikës sektoriale ku përfshin zbutjen e varfërisë për çdo person I cili është në nevojë si dhe për përmirësimin e jetesës për personat me Aftësi të Kufizuar, përmes mbështetjes financiare, një buxhet i nevojshëm përllogaritet vlera përafërsisht e 233 miliardë lekëve.

Ndërkaq, rreth 22 miliardë lekë janë parashikuar të shpenzohen për programin e mbrotjes sociale ku fokus do të jenë fëmijet. Përsa i përket përmirësimit të performancës përshtatshmëria dhe përgjigja ndaj krizave të skemave financiare dhe përfitimeve për individët (burra, gra, djem dhe vajza) llogaritet një buxhet rreth 61 miliardë lekë.

Ndërkohë, parashikohen të shpenzohen mbi 150 miliardë lekë për konsolidimin e reformave të mbrojtjes sociale në fushën e aftësisë së kufizuar për mbështetje dhe pjesëmarrjen në jetën publike dhe private parashikohen të shpenzohen 150,6 miliardë lekë.

Video