Teksa sezonit turistik veror po afron, strukturat akomoduese si dhe subjektet turistike po përgatiten për infrastrukturën në sektorin e shërbimeve.
Qeveria shqiptare ka lobuar për të tërhequr sa më shumë turistë të huaj, për të arritur shifrën e 15 milion turistëve që të vizitojnë Shqipërinë, por nga ana tjetër strukturat akomoduese duket se nuk janë të forcuar përsa i përket strukturave të shërbimit.
Referuar publikimeve në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, në dy javët e fundit, qytetet bregdetare kanë shtuar kërkesën për stafet e shërbimit, e ku kryesojnë kamerierët.
Sipas renditjes në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, qytetet si Durrësi, Vlora dhe Saranda kanë listimet më të shumta duke arritur në 30 ofrime pune në pozicionin e kamerierit në bare si dhe restorante.
Pavarësisht se mund të jetë një ndër punët që shumë pak është e preferuar nga të rinjtë, mungesa e punonjësve ka sjellë rezultatet që pagat të arrijnë deri në një milion lekë.
Puna sezonale në Shqipëri kryesisht kërkohet në sektorin e shërbimit, në bare dhe restorante por pavarësisht se në këtë sektor u punësuan punonjës të huaj në sezonin e kaluar, rezultatet nuk ishin të njëjta pasi nuk ofronin standardin e duhur për pushuesit.