Kjo e hënë shënoi fillimin e Javës Globale të Sipërmarrjes, një ngjarje ndërkombëtare që zgjat nga data 18 deri më 24 Nëntor, në mbështetje të sipërmarrjeve vendase. Në Shqipëri, kjo javë organizohet nga StartUp Albania dhe Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, me mbështetjen e iute, nëpërmjet platformës "iutech”. Në ceremoninë hapëse në Piramidën e Tiranës, ishte i pranishëm edhe Drejtori Ekzekutiv i iute z. Akan Ajdini.
Platforma “iutech” nga iute sjell ekspertizën estoneze dhe zgjidhjet inovative në Shqipëri. Nisma fokusohet në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe private për të zhvilluar ekonominë digjitale të Shqipërisë.
Gjithashtu e pranishme në ceremoni ishte edhe znj. Fatbardha Rino, Drejtore Ekzekutive e iutePay, entitet që përfaqëson portofolin digjital Myiute, e cila fton të gjithë të interesuarit të ndjekin nga afër këtë javë dhe panelet ku “iutech” do të jetë prezente.
“iutech” gjatë kësaj jave do të prezantojë diskutime mbi tema jetike si zgjerimi i përfshirjes financiare, forcimi i sigurisë kibernetike dhe rrugëtimi i transformimit digjital të Shqipërisë. I ftuar kryesor i kësaj jave nga iute është z. Martin Ruubel, një nga ekspertët kyç në suksesin e Estonisë si në një nga vendet më të digjitalizuara në botë.
Programi i “iutech” përfshin panele në datat 19-20 dhe 21 Nëntor, ku do të theksohet roli i grave në udhëheqje, duke shfaqur kontributin e tyre në inovacion dhe sigurinë kibernetike në të gjithë sektorët kryesorë të Shqipërisë.
Përmes “iutech” dhe iniciativave si Java Globale e Sipërmarrjes, iute synon të nxisë një epokë të re zhvillimi në vend, ku e ardhmja digjitale jo vetëm të imagjinohet, por të ndërtohet me shembujt dhe praktikat më të mira dhe të sigurta.