Ndërmjetësuesit e pronave nën hetim, nxjerrin ‘në treg’ të dhënat e qytetarëve!

1 Prill 2024, 15:10Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zyrat e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme janë tashmë objekt hetimi i zyrës së Komisionerit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënve personale.

 Zyra e Komisionerit gjatë veprimtarisë së tij monitoruese mbi zbatimin e detyrimeve të Ligjit nga Kontrolluesit, ka vërejtur një shqetësim në lidhje me ligjshmërinë e përpunimit, sigurinë dhe ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave personale.

Ky shqetësim është konstatuar nga burime të ndryshme, por edhe me vetë indicie të institucionit lidhur mbi proceset përpunuese të Kontrolluesve që operojnë në këtë sektor, kjo për shkak të rritjes së veprimtarisë së tyre dhe njëkohësisht të sasisë së të dhënave personale që përpunojnë” thuhet në njoftim.

Zyra e Komisionerit vëren disa problematika sa i takon ruajtjes së të dhënave personale nga ndërmjetësit e pasurive të paluajshme duke filluar nga fakti se Kontrolluesit nuk kanë ndërmarrë masa konkrete në kuadër të trajnimit të punonjësve që kanë akses dhe përpunojnë të dhëna personale.

Në platformat “Facebook” dhe “Instagram”, të administruar nga ana e tyre, ndër të tjera, gjenden të publikuara të dhënat e agjenteve si: “emër”, “mbiemër”, “nr. telefoni”, “fotografia e agjentit” etj.

Kontrolluesit nuk kanë mundur të dokumentojnë se kanë marrë pëlqimin e subjekteve të të dhënave, për publikimin e të dhënave të tyre, në kundërshtim me parimet e mbrojtjes së të dhënave personale dhe kriteret ligjore për përpunimin e të dhënave

Në njoftim thuhet se Ministria e Drejtësisë, në cilësinë e autoritetit përgjegjës për mbikëqyrjen e veprimtarisë së përgjithshme të ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, duhet të marrë masa për të adresuar drejt të gjithë Kontrolluesve dhe Përpunuesve të këtij sektori, detyrimet rekomanduese të dala nga ky akt i Komisionerit, brenda afatit kohor 90 ditor.

Video