Luhatjet e monedhës së përbashkët, zhvendosën portofolet e kredive. Po mbyllen ato në euro, transferohen në lekë

29 Mars 2024, 12:55Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Luhatjet e shumta që po njeh monedha europiane, euro në Shqipëri, po krijon një zhvendosje të portofolit të kredisë në sistemin bankar shqiptar.

Muajt e fundit është vërejtur tendenca që shumë individë dhe biznese të mbyllin para kohe kreditë në euro dhe t’i zëvëndësojnë ato me kredi me lekë.

Kjo tendencë konfirmohet nga Banka e Shqipërisë, që evidenton se te individët, në muajt e fundit është vërejtur një ritëm konstant i kësaj zhvendosje, ndërsa te bizneset ka një rritje më të fortë.

Sa i përket bizneseve, rezulton se vetëm në 3 muajt e fundit të vitit janë mbyllur 90 kredi në euro me një shumë prej 4.6 miliardë lekësh.

Ky numër i lartë i kredive të mbyllura, është 3 herë më i lartë në krahasim me periudhën paraardhëse.

Në kushtet aktuale, pasja e një kredie në lekë është më favorizuese, për faktin se normat e interesit janë më të ulëta sesa për kreditë në euro.

Po ashtu, një faktor ndikues është edhe fakti se sistemi bankar, në aspektin rregullativ, të mundëson ndryshimin e monedhës së kredisë, pa pasur penalitet.

Video