Apartamentet në Tiranë me çmimet më të larta në rajon

28 Mars 2024, 09:32Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Qendra  e Tiranës gëzon çmimet e banesave më të shtrenjta në krahasim me kryeqytet e tjera të vendeve të Ballkanit me një çmim prej 2,545 euro për meter katror.

Sipas “NUMBEO” që mat çmimet për produktetet e konsumit, por edhe për ato të shërbimeve, vetëm Beogradi gëzon vlerë më të lartë për sa i përket çmimeve të apartamenteve.

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut Shkupi paraqitet si vendi me çmimin më të vogël, rreth 1900 euro, për të vazhduar me Prishtinën, Podgoricën e të tjera. Tirana prej vitesh tani si një qytet i mbipopulluar nga shqiptarët dhe jo vetëm, ka njohur rritje konstante për sa i përket rritjes së çmimeve të banesave, ku në varësi të zonave “stampohet” dhe vlera e apartamenteve.

Rritja e kostove të ndërtimit, migrimi apo urbanizimmi dhe rritja e taksës janë disa nga faktorët kryesorë që pritet të vendosi rekorde të reja përgjatë vitit 2024, për çmimin e banesave me një rritje që pritet të shkojë deri në 20% më shtrenjtë se vitin e kaluar.

Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se sektori i pasurive të patundshme ishte tregu ku ishin investuar paraja më e madhe ne krahasim me sektorët e tjerë. Gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar në sektorin e pasurive të patundshme janë investuar rreth 103.18 mln euro, me një vlerë totale përgjatë viit 2023 që shkon përafërsisht në 325.45 mln euro.

Video