Ministrja: Çmimet referencë për miellin, orizin, vajin dhe sheqerin publikohen sot

5 April 2022, 12:32Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministrja: Çmimet referencë për miellin, orizin, vajin dhe
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj

Shtrenjtimi i madh i çmimeve gjatë fundit të vitit të shkuar dhe sidomos gjatë fillimit të këtij viti ka qenë i mbarë për arkën e shtetit.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi pak më parë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore në arkën e shtetit janë rritur me 26 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe ajo është ndikuar sidomos nga rritja e çmimeve. 

Ibrahimaj tha se bordi i ushqimeve ka caktuar disa kategori ushqimesh dhe sot do të dalin me çmimet e referencës për millin, orizin, vajin dhe sheqerin.

"Në mbledhjet e para kemi përcaktuar formulën për të caktuar marzhet e fitimit. Bordi i ushqimeve ka disa kategori ushqimesh, dhe për të njëjtin mall ka disa marka. Kemi hasur vështirësi në caktimin e marzhit të fitimit. Në mbledhjen e datës 1 prill bordi vendosi që të mabjë në monitorim katër produket kryesore, miellin, orizin, vajin dhe sheqerin. Do dalim me çmime referencë, për këto produkte. Çmimet do të dalin sot. Do të perdorim të njëjtën metodologji edhe për inputeve bujqësore. Garanci sovrane për importuesit e inputeve  të bujqësisë. Çmimet referencë për 4 produktet ushqimore do të publikohen sot,"- tha ministrja e Financave.


Video