Sanksionet perëndimore do të tkurrin ekonominë ruse me të paktën 10 për qind

1 April 2022, 19:52Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sanksionet perëndimore do të tkurrin ekonominë ruse me të

Ekonomia ruse duket se po i përballon mirë sanksionet e perëndimit. Rubla po e rimerr veten pas zhvlerësimit rekord në ditët e para të luftës, çmimet e tregjet janë stabilizuar pas normave të inflacionit që kapën shifra rekord.

Por, kjo është vetëm fasada. Të gjitha të dhënat e sinjalet që po jep aktualisht ekonomia ruse janë të kushtëzuara nga ndërhyrjet brutale dhe të forta ta Bankës Qendrore vendase, që e çoi normën e interesit nga 9.5 për qind që ishte para nisjes së luftës në 20 për qind.

Prandaj, për ekspertët nuk ka asnjë pikë dyshimi që në fund të këtij viti, ekonomia ruse do të tkurret. Në raport me ashpërsinë e sanksioneve, tkurrja mund të jetë modeste, por shifrat që parashikojnë ekspertët shkojnë nga 10 deri në 15 për qind.

Për ta zbutur rënien, Qeveria ruse është vënë në kërkim të tregjeve të reja për të shitur naftën e gazin e vet, pasi humbjes së tregut amerikan dhe atij kanadez. Pas marrëveshjes me Kinën, edhe me Indinë ka nënshkruar një pakt, sipas të cilit nafta dhe gazi rus do të shiten në këtë vend me rubla.

Megjithatë, çmimi me të cilin Rusia do të shesë naftën e gazin në Indi e Kinë nuk e mbulon plotësisht humbjet nga bllokimi i tregut kanadez dhe atij amerikan.


Video