Gent Sejko: Çmimet u rritën për shkak të luftës dhe sanksioneve

5 April 2022, 11:00Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gent Sejko: Çmimet u rritën për shkak të luftës dhe
Gurvenatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka deklaruar ditën e sotme gjatë prezantimit të raportit të Bankës Europiane se sulmi i Rusisë në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura kanë sjellë një rritje të çmimeve edhe në vendin tonë. Ai theksoi se këto çmime do vazhdojnë të mbeten të larta të paktën edhe për pjesën e mbetur të vitit 2022.

“Ekonomia botërore po lë pas ditët më të këqija dhe pasojat e  pandemisë. Me lejoni të them që është shfaqur një sfidë e re. Sulmi i Rusisë dhe Ukrainës dhe sanksionet e vendosura kanë sjellë një rritje të shpejtë të çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera. Këto çmime do vazhdojnë të mbeten të larta të paktën edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit 2022”, deklaroi Sejko.

Sejko tha se Shqipëria dhe rajoni po përballen me një rritje të çmimeve pasi si ekonomi të vogla dhe të hapura nuk mund të shpëtonin nga ky efekt që po përhapet në të gjithë botën.

“Shqipëria dhe rajoni po përballen me një rritje të çmimeve. Si ekonomi të vogla dhe të hapura ne nuk mundemi të shpëtojë nga këto ndikime. Bazuar në informacionin aktual inflacioni pritet të qëndrojë mbi objektiv në pjesën më të madhe të dy viteve të ardhshme. Në aspektin pozitiv edhe në prani të kësaj goditje projeksionet tona tregojnë se vëllimi i aktivitetit ekonomik do tregojë rritje gjatë vitit 2022. Ky parashikon faktorizimin e mospërshkallëzimit të konfliktit dhe momentin pozitiv me të cilat ekonomia shqiptare hyri në vitin 2022”, deklaroi Sejko.

 


Video