Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Të gjithë pensionistët dhe ata që përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore do të kenë një indeksim të pensionit me 3.3 për qind.
Drejtori i ISSH-së, Astrit Hado tha se numri total i personave që do të përfitojnë mbështetjen prej 3 mijë lekësh është 440 mijë nga 673 mijë që janë në total. Bëhet fjalë për një ndihmë nga qeveria për të përballuar rritjen e çmimeve.
Hodo tregoi për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se përveç pensionistëve ata që përfitojnë nga ky lehtësim janë personat që marrin pension familjar, fëmijët që kanë humbur njërin apo të dy prindërit dhe pensionistët që marrin më pak se 13 550 lekë.
Ai sqaroi se nëse deri në qershor ky bonus nuk tërhiqet do të digjet.