Bordi i Transparencës vendosi dje çmime rekord të karburanteve duke sjell kështu dhe reagime të shumta.
Konfindustria i ka kërkuar qeverisë që të ndërhyjë me politika fiskale për të ulur çmimet e karburanateve.
Ata kërkojnë që të zhbëhet Bordi i Transaparencës dhe të krijohet krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional i përhershëm.
“Konfindustria kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për ndryshimin të politikave fiskale me qëllim uljen e çmimit të karburanteve në tregun shqiptar. Çmimet e larta të karburanteve po prodhojnë pasoja shkatërruese për prodhimin vendor, industritë, bizneset dhe qytetarët shqiptarë.
Çmimi i karburanteve në tregun shqiptar në javën e parë të qershorit 2022 shkoi në rekordin historik të afër 2,3 euro/litër më i larti në rajon dhe nga më të lartët në Europë. Në Kroaci çmimi i naftës është 1,7 euro/litër. Çmime ndjeshëm më të ulta ka Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, etj.
Konfindustria kërkon si ndërhyrje të parë uljen e ngarkesës fiskale të karburanteve në nivele të njëjta me shtetet e rajonit. Përveç me pasoja të pallogaritshme të rënda në ekonominë kombëtare taksimi shumë i lartë i karburanteve është burimi më i madh i shmangies fiskale me qindra milion euro në dëm të buxhetit të shtetit. Sipas të dhënave krahasuese në Shqipëri deklarohet pothuaj 20% konsum karburanti më pak nga Kosova kur duhet të ishte krejt e kundërta.
Konfindustria vlerëson, se është domosdoshmëri zhbërja e Bordit të Trasparencës dhe krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional i përhershëm, në varësi të Kuvendit të Shqipërisë sipas shëmbujt të ngjashëm të shteteve fqinje”, thuhet në reagimin e Konfindustria.