Ish-zëvendëskryeministri dhe deputeti i PS, Erion Braçe është në një konfrontim publik me tregtarët e naftës dhe me qeverinë për çmimin e karburanteve në vend.
Akuzat e tij për manipulim dhe përfitim të padrejtë nga tregtarët kanë hasur në përgënjeshtrimin e shoqatës së hidrokarbureve, sipas së cilës Braçe kishte llogaritur keq çmimin e karburanteve për një fuçi në bursat ndërkombëtare.
Kujtojmë se "pikat e bardha" të karburanteve furnziohen me naftë nga kompanitë e mëdha si "Kastrati" dhe "Gega". Atëhere si ka mundësi që këto pika karburantesh mbajnë çmimin e naftës shumë herë më të lirë se pikat e karburanteve të kompanive të më mëdha dhe se çmimi i Bordit.
Por Braçe ka marrë një shembull tjetër për të treguar se çmimi i fiksuar nga Bordi i Transparencës është abuzim. Ai ka nxjerrë në foto karburante që e kanë çmimin më të ulët se ai i fiksuar nga qeveria. “A gënjen Erion Braçe edhe sot?” ishte pyetja e deputetit që merr përgjigje në statusin më poshtë:
Postimi i Braçes:
CMIMI I NAFTES EDHE SOT!
PIKAT E BARDHA E RRJETET E VOGLA TE SHITJES ME PAKICE JANE POSHTE CMIMIT TE FIKSUAR 248 LEKE!
SJELLJE E LIGJSHME, KONKURRUESE DHE E QENDRUESHME PREJ DISA JAVESH!
Cmimi i Fiksuar nuk eshte me HUMBJE!
HUMBJE e madhe per ta do te jete-ishte, te rrinin tek CMIMI I FIKSUAR, njesoj si te medhenjte me shtrirje te madhe ne territor!
A ka kjo sjellje baze ekonomike?
Une them PO!
Shpenzimet me te vogla e nje norme fitimi konkurruese e mbeshtet kete sjellje!
Tani te rendesishme jane dy gjera;
E PARA, TE MBROHET KONKURRENCA!
E DYTA, TE THELLOHET KONTROLLI I CILESISE SE NAFTES-SIPAS STANDARDIT, NE RRJETET E MEDHA-KU KA DY CMIME REFERUAR NE DY CILESI DHE TEK PIKAT E BARDHA DOEMOS!
Thelbi eshte interesi publik!
Cilesia po aq sa konkurrenca eshte interes publik!