Dy ditë më parë, Bordi vendosi çmimin e "çmendur" për shitjen me pakicë të naftës, plot 248 lekë litri dhe për këtë justifikohet me çmimet e bursës.
Por, nëse hedhim një vështrim ditën e sotme, të gjitha "Pikat e bardha" të karburanteve, pra karburantet e vogla, mbajnë çmim më të lirë sesa çmimi që është vendosur nga Bordi, apo se çmimi në pikat e karburanteve të kompanive të mëdha si "Kastrati" dhe "Gega".
Siç shikohet dhe në fotot e mëposhtme, çmimi i naftës në këto pika është me 235 lekë/litri, 236 lekë/litri, 239 lekë/litri, 242 lekë/litri, 244 lekë/litri, pra shumë më lirë sesa çmimi i Bordit 248 lekë/litri. Po ashtu, edhe çmimi i benzinës është më i lirë sesa çmimi i vendosur nga Bordi.
"Pikat e bardha" të karburanteve furnziohen me naftë nga kompanitë e mëdha si "Kastrati" dhe "Gega". Atëhere si ka mundësi që këto pika karburantesh mbajnë çmimin e naftës shumë herë më të lirë se pikat e karburanteve të kompanive të më mëdha dhe se çmimi i Bordit. Një hipotezë është se "Pikat e bardha" të karburanteve, me këto çmime venë lekë nga xhepi, por kjo as që mund të mendohet, pasi ndryshe ato do të shkonin drejt falimentimit.
E dyta, që duket se është e vërteta, kompanitë e mëdha abuzojnë me çmimin e naftës për të fituar sa më shumë dhe se Bordi e ka patur mundësinë që të caktonte një çmim më të ulët për tregtimin me pakicë të naftës dhe benzinës.
Burime bëjnë me dije se ditët në vijim pritet që Bordi të marrë një vendim ku asnjë pikë karburantesh nuk lejohet të tregtojë karburantet me çmim ndryshe nga ai i vendosur nga Bordi, pasi momentalisht "Pikat e bardha" të karburanteve po penalizojnë kompanitë e mëdha, pasi qytetarët shkojnë të furnizohen tek ato me naftë dhe benzinë. "Pikat e bardha" të karburanteve rrezikojnë të gjobiten nëse do e shesin naftën më lirë se "Kastrati" dhe "Gega".
Shikoni më poshtë se me sa është shitur nafta në pikat e bardha të karburanteve: