Vaji i misrit, arriti në 500 lekë/litri, Erion Braçe bën thirrje: Blini vaj ulliri, është i jashtëzakonshëm (Video)

31 May 2022, 10:03Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vaji i misrit, arriti në 500 lekë/litri, Erion Braçe bën
Ish-zv/kryeministri, Erion Braçe

Ish-zv/kryeministri, Erion Braçe ka reaguar për abuzimin që tregtarët po bëjnë me çmimin e vajit të misrit, produkt që është i pakontrolluar nga Bordi për çmimet.

Me anë të një video në Facebook, Braçe i bën thirrje qytetarëve që të blejnë vaj ulliri në vendin tonë në mënyrë që të kursejnë dhe të ushqehen shëndetshëm pasi shitet 100-150 lekë më lirë se vaji i misrit.

“Çfarë t’ju them? Natyrisht që Bordi i çmimeve bëri mirë që vuri në kontroll çmimin e vajit të lulediellit, por mesa duket qenka kompensuar me çmimin e vajit të misrit. E kisha dëgjuar edhe këtë fakt. Bordi bëri një ushtrim jetik për vajin e lulediellit, analizoi blerjen dhe vuri nën kontroll çmimin.

Një thirrje kam, nga Lushnja në Divjakë, Berat, Fier, Dumre, sipër në Lezhë keni vaj ulliri me 400-450 lekë/litër. Sa të blini vaj misri me 500-550 lekë, shkoni e blini vajin tonë të ullirit, është i jashtëzakonshëm për tu ushqyer dhe për të kursyer siç duket qartë nga çmimet tani”, tha Braçe.

 


Video