
Aksionerët e Tëwtter ngritën një padi kundër Elon Musk, ku e akuzojnë atë për përfshirje dhe sjellje të paligjshme me qëllim ngritjen e dyshimeve rreth ofertës së tij për të blerë kompaninë dhe rrjedhimisht uljen e vlerës së aksioneve.
Padia u dorëzua në një gjykatë në Kaliforni dhe në të aksionerët pretendojnë se miliarderi i Teslas ka kërkuar të ulë çmimin e aksioneve të Twitter, duke kërcënuar ose largimin nga marrëveshja, ose një çmim dukshëm më të ulët se 44 mld dollarë siç u ra dakord.
Musk muajin e kaluar ofroi 44 mld dollarë për blerjen e Twitter, por më vonë tha se kishte vendosur që të ngrijë marrëveshjen, derisa kompania të sqaronte se sa ishte numri i përdoruesve të rremë në rrjetin social.
Problemi i robotëve dhe llogarive të rreme në Twitter nuk është i ri. Kompania pagoi 809.5 milionë dollarë vitin e kaluar për të zgjidhur pretendimet se po mbivlerësonte normën e saj të rritjes dhe shifrat mujore të përdoruesve.
Për të financuar disa nga blerjet, Musk ka shitur aksionet e Tesla-s dhe aksionet në prodhuesin e makinave elektrike kanë humbur gati një të tretën e vlerës së tyre që nga shpallja e marrëveshjes më 25 prill.
Në përgjigje të rënies së vlerës së aksioneve të Tesla-s, padia e aksionerëve të Tëitter pretendon se Musk ka denigruar Twitter-in, duke shkelur klauzolat e mospërçmimit dhe moszbulimit të kontratës së tij me kompaninë.
"Duke bërë këtë, Musk shpresonte të ulte çmimin e aksioneve të Twitter dhe më pas ta përdorte atë si një pretekst për të tentuar të rinegociojë blerjen”, thuhet në padi.
Aksionet e Twitter u mbyllën të enjten me 39,54 dollarë, 27 për qind nën çmimin e ofertës prej 54,20 dollarësh për aksion që dha fillimisht Elon Musk.
Para se të shpallte ofertën e tij për të blerë Twitter, Musk zbuloi në fillim të prillit se kishte blerë 9 për qind të aksioneve në kompani.
Paditësit pretendojnë se Musk nuk ka deklaruar brenda afateve blerjen e këtyre aksioneve në një manovër, që sipas tyre ai ka fituar plotë 156 mln dollarë nga zhvlerësimi i aksioneve të kompasnië.
“Duke vonuar zbulimin e aksioneve të tij në Twitter, Musk u angazhua në manipulimin e tregut dhe bleu aksionet e Tëitter me një çmim artificialisht të ulët”, thuhet në padi.