Sa milionë dollarë do gjenerohen nga finalja Roma-Feynoord?

25 May 2022, 12:08Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sa milionë dollarë do gjenerohen nga finalja Roma-Feynoord?

Veç anëve të errta siç ishin trazirat e natës së kaluar (dhe mund të ndodhin edhe sot), finalja Roma-Feynoord, pritet të gjenerojë miliona dollarë.

Sipas ekspertëve, fitimet për disa biznese do jenë marramendëse.

Fitimet nënkuptojnë të ardhura për buxhetin e shtetit.

Është parashikuar se fitimi në ekonomi do të jetë rreth 150 milionë euro.

Kategoritë që pritet të përfitojnë janë: Pronarët e hoteleve dhe vendeve të tjera akomoduese, ata që shesin bileta në të zezë, reklamat në ambientet e hapura, fitime që i shkojnë kryesisht bashkisë dhe kontraktorit privat.

Një tjetër kategori biznesesh është ajo e konsumit të produkteve dhe shërbimeve (supermarketet, marketet, shitësit ambulantë), këtu përfshihen edhe kompanitë prodhuese të birrës, etj.


Video