
Britania e Madhe nuk ka njohur rritje kaq të fortë të çmimeve që prej katër dekadash. Sipas të dhënave të autoriteteve, në prill inflacioni ishte 9 për qind, më i larti që nga viti 1982, kur u ndal në 18 për qind.
Produkti që udhëheq inflacionin është energjia, ku familjarëve me këto ritme iu rritet fatura me 700 paund në vit.
Çmimet më të larta të karburanteve dhe ushqimeve, të nxitura nga lufta në Ukrainë, po rrisin gjithashtu koston e jetesës.
Shoqata e organizata i bënë thirrje qeverisë britanike që të ofrojë më shumë mbështetje për familjet në nevojë.
Rreth tre të katërtat e rritjes së inflacionit në prill erdhi nga faturat më të larta të energjisë elektrike dhe gazit, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare.
Banka e Anglisë paralajmëroi në fillim të këtij muaji se kriza e mund ta zhysë Britaninë e Madhe në recesion, ndërsa parashikimet janë që muajt në vazhdim inflacioni të jetë dyshifror dhe i udhëhequr sërish nga energjia.