"Individë që bëjnë jetë luksoze", tatimet listojnë 100 më të pasurit në Shqipëri (Video)

18 May 2022, 12:49Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Individë që bëjnë jetë luksoze", tatimet
Njësia Antinformalitet

Njësia Antinformalitet do të identifikojë 100 personat më të pasur në Shqipëri dhe do të verifikojë nëse ata paguajnë të plota taksat për të ardhurat e tyre.

Në një intervistë kryetarja e kësaj njësie, Vasilika Vjero thotë se kjo listë do të zgjerohet më tej dhe në këtë proces do të përfshihen të dhëna nga Policia dhe Parandalimi i Pastrimit të Parave.

“Do të bëhet regjistri me personat më të pasur. Është një proces delikat identifikimi i këtyre individëve dhe i vështirë. Do të përdoren të dhënat që vijnë nga Policia, Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave të Pista”, tha Vjero.

Të parët që do të jenë në lupën e inspektorëve tatimorë është sektori i të punësuarve në tregti, tregun e sigurimeve, ndërtim dhe individët që bëjnë jetë luksoze.

“I kemi identifikuar sektorët me risk të lartë dhe rezultojnë tregtia, ndërtimi, sigurimet, që janë një treg i ri dhe individët bëjnë jetë luksoze”, tha Vjero.

Video e marrë nga Euronews:

 



Video