A do e lëkundë euron në Shqipëri eurobondi i ri? Skenari se si mund të merren masa

12 Nëntor 2024, 12:25Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Deri në muajin Mars 2025, qeveria parashikon të emetojë një Eurobond të ri në vlerën e 600 milionë eurove. Por si do të ndikojë në treg injektimi i një sasie kaq të lartë në valutë, në një kohë kur vijon zhvlerësimi i euros në raport me lekun? Ekspertët shprehen se në momentin e parë do të sjellë presion të ri ndaj monedhës europiane.

“Patjetër që do të ketë një presion për të zhvlerësuar akoma Euron, për arsye se është një fluks i ri parash, duke pasur parasysh se në të njëjtën kohë është një veprim normal, është maturim i Eurobondit të kaluar që do zëvendësohet më këtë, por gjithë ai  fluks në momentin e parë do të ketë një efekt disa ditor, por duke qenë se është i parashikueshëm, edhe aktorët e tregut do të marrin masa, por do ta trondisë kursin për një periudhë të shkurtër. Zakonisht ato që bëjnë më shumë tronditje janë eventet e paparashikuara.  Në këtë rast ky është një aktivitet i parashikuar dhe aktorët tregut do të marrin masa.

Por sa të përgatitur janë aktorët e tregut për një injektim kaq të lartë monetar dhe a mund të merren masa?

“Duhet parë balanca e ndikimit total që ka, sepse sigurisht në këtë rast shtohet oferta monetare në euro, por në të anën e kundërt kemi shtim të ofertës monetare në lekë, sepse çdo vit sasia e lekëve në treg rritet dhe formula është rritja ekonomike plus inflacioni, shtohet oferta monetare në lekë. Dhe kështu duhet parë efekti se sa e balancojnë dhe kundër balancojnë njëra-tjetrën ky Eurobond që qeveria shqiptare do të marrë.

“Nëse mund të spekulojmë mund të ndërtojmë një skenar se si mundet tregu vetë ta balancojë këtë rënie të parashikueshme. Nëse ne presim injektimin e 600 milionë euro nga një Eurobond i ri, kemi banka të huaja në vend që mund të vendosin që duke shfrytëzuar këtë rënie të kursit të euros, të transferojnë kapitalin e tyre në lekë në euro dhe këtë euro ta nxjerrin jashtë tek bankat e tyre mëma.  Një prurje e madhe e euros e blerë njëkohësisht nga bankat do ta çonte situatën aty ku ishte. 

Sipas Ministrisë së Financave, Eurobond të ri me vlerë 600 milionë euro do të përdoret për të shlyer Eurobodin e vitit 2018, duke qenë se maturohet vlera e mbetur prej rreth 367 milionë euro.  Ndërsa interesat duket se do të jenë më të favorshme se në emetimet e mëparshme.

Video