Manjës duhet ti priten majat e këpucëve...

17 Nëntor 2024, 12:08Pikëpamje SHKRUAR NGA YLLI DYLGJERI
Ulsi Manja

Populli thotë: Rri shtrembërpor fol drejtë!

Ministri ynë fshatar i drejtesisë Manja, rri edhe shtrembër dhe nuk flet as drejtë! Ka zbritur në Kryeqytet dhe po bën si i do qefi vetë.

Së fundi edhe pse është në krye të Taksë Forcës Antikorrupsion ka blerë në Farkë të Tiranës mbi 1 mijë metra katror tokë për ndertim vilash.

Pra nga fshatar i dibrës tani do të bëhet edhe farkar nga liqeni i Farkës.

Në fund të shekullit të 18- të, në Mbretërinë e Bashkuar nga shtrirja e madhe e tregëtisë, dhe e grabitjeve të pasurisë në vendet koloniale u pasuruan edhe shumë feudalë nga rrethinat e Londrës.

Pasuria që vunë nuk i dallonte ato dhe familjet e tyre në veshje nga lordët e Oborit mbretëror anglez.

Tradita e Oborit mblidhte në çdo fundjavë rininë e familjeve të pasura për tu argëtuar. Por mes tyre filluan të vinë për të festuar edhe te rinjtë e fshatarëve të pasur.

Kjo solli shqetsim për Oborin Mbretëror. Princët e rinj nuk pranoni ti lidhnin vajzat e familjeve të tyre me djemtë e fshatarëve feudalëve. Kështu, një dite u mblodh Obori Mbreteror dhe vendosi;

Djemte e fshatit të hynë të shtunave në festimet e Oborit por...tu priten te hyrja majat e këpucëve që vajzat e Familjeve të Lordëve ti shohin e mos u afrohen për krushqi.

Pra u vendos të mos pranohej përzjera e gjakut...me fshataret. Kjo i diferencoj akoma më tej lidhjet e fshatit me Oborin Mbretëror anglez.

Manja ka zbritur një herë në Tiranë kur ka kryer studimet për drejtësi, tani po e tepron se po hyn thellë edhe në pronësinë e Tiranës.

Manjës duhet ti priten majat e këpucëve se e prishi gjakun e KryeQytetit.

Video