Nëse Elon Musk do të ishte në Shqipëri

13 Nëntor 2024, 17:36Pikëpamje SHKRUAR NGA LUTFI DERVISHI
Elon Musk

Elon Musk është emëruar të drejtojë Departamentin e Eficensës së qeverisë amerikane. Administrata në SHBA shpenzon 6.5 trilionë dollarë.

Nëse Elon Musk-ut do t'i ngarkohej e njëjta detyrë në Shqipëri - do ta niste nga 10 pyetje:

Si ndodhi që administrata shtetërore në Shqipëri, në 10 vjet shkoi nga 83 mijë në 186 mijë punonjës edhe pse harxhohen miliona euro për digjitalizimin (eAlbania)?

Pse u dyfishua numri i të punësuarve në pushtetin lokal nga 20 mijë në 40 mijë kur reforma u bë për të ulur numrin e punonjësve?

Pse nuk u rriten pensionet kur reforma e 2014 rriti moshën e daljes në pension?

Pse u rrit çmimi energjisë kur u ul numri atyre që nuk paguanin energjinë?

Pse u rrit numri i të punësuarve në ujësjellësa dhe u ul numri orëve të furnizimit me ujë të pijshëm?

Pse me rënien e kërkesës për banesa është rritur çmimi i banesave?

Pse është forcuar leku dhe dobësuar euro/dollari?

Pse është i lartë çmimi i naftës kur euro dhe dollari janë "përtokë"?

Pse më shpejt mund të ndërtohet një qytet në Mars se unaza e Madhe 20 km në Tiranë?

Video