(Ri)Triumfi i Trump, mesazhe të forta shprese përtej ShBA!

15 Nëntor 2024, 13:28Pikëpamje SHKRUAR NGA PIRO AHMETAJ
Donald Trump

Piro Ahmetaj*

Establishmenti politik, kancelaritë, mediatiat dhe opinioni publik, në Washington, kryeqytetet e NATO/BE, dhe botën, mbeten ende të “të ekzaltuaara” nga një kakofoni histerike e urimeve të kortezisë, apo edhe të sforcuara, për ri-kthimin trumfalist të Sh.T  Donald John TRUMP si president i 47 i ShBA-ve.

Jo vetëm në 2017 (i ftuar dhe pjesëmarrës pa zero pagesë në ceremoninë e marrjes së detyrës nga Trump-1 në Washington DC) por edhe në këtë rast/2024, jam ekspozuar publikisht si mbështetës i Trump-2. Thënë këto, sigurisht j’u mbashkohem urimeve për Presidencën e tij të dytë, në misionin e “çlirimit/shërimit nga Deep State dhe demokracia burokratike” jo vetëm në ShBA. 

Pa përsëritur anësinë dhe besimin, që kam artikuluar në disa shkrime/statuse të posaçme, në vijim po paraqes një opinion përmbledhës mbi “10 betejat e fituara” nga z. Trump, por edhe “5 mesazhe shpresëdhënese” për ardhmërinë euro-atlantike të kombit tonë (R.Sh dhe Kosovës):

(1). I luftuar pothuaj nga të gjitha anët, faktorët, aktorët, tashmë edhe kundërshtarët e pranojnë se z. Trump bëri histori mekëtë rikthim edhe më të fuqishëm në Shtëpine e Bardhë, duke i fituar të gjitha, pra: “312 votat elektorale për President, shumicën vendimarrëse në Senat, Kongres si dhe votën popullore”! 

(2). Ri-fitoi me shumë meritë mandatin e dytë, por dhe besimin e qytetarëve Amerikanë për t’i finalizuar reformat e nisura nga Trump-1, duke forcuar fuqinë e Shtepisë së Bardhë (Presidentit); për t’u përballur me pasojat e krizës ekonomike, korrupsionin, emigracionin e paligjshëm, abortin; me rikthimin e besimit te demokracia funksionale, te modeli “Amerika e para” si dhe ndryshime radikale në Politikën e Jashtme; në marrëdhëniet me NATO-n, BE, Ukrainën, Lindjen e Mesme, Ballkanin, Rusinë, Kinën, Iranin, etj.  

Tashmë edhe kundërshtarët e pranojnë se, rikthimi edhe më i fuqishëm i Trump-it u mundësua nga Projekti Tij i bazuar në: “një pakete politikash konservatore për të çliruar ShBA-të, nga “Deep State”, pra nga interesat e aktorëve të nënëdheshëm (të pa votuar), burokracia me kollaro demokratike, korrupsioni, filantropistët, etj”. Me fjalë të tjera, e gjunjëzoi statuskuonë e së majtës Obama/Biden dhe fitoi me meritë projekti Trump-2, për ta ç’burokratizuar, reformuar dhe forcuar pushtetin e Presidentit, si garant për ta: “ri-bërë Amerikën edhe më të madhe, ose një superfuqi të pakonkurrueshme edhe për shekujt që vijnë”! 

(3).  Në 4 vitet që lamë, u përball si burrë i madh shteti duke fituar me dhjetra proçese gjyqësore, fatëkeqësisht të inspiruara jo vetëm nga kundërshtarët politik/majtët brenda shtëpisë bardhë, nga fuqia imponuese e oligarkisë që kane pushtuar/kapur institucionet shtetërore, por edhe nga lufta brenda llojt, pra nga të ashtuquajturit kockat e Partisë Republikane. 

(4).Ndoshta “Zoti vetë e shpëtoi nga dy atentatet për ta vrarë me armë zjarri”, sipas shërbimeve të Intelegjences): “të inspiruara jo vetëm nga shtetet/organizatat teroriste, por edhe nga tentakulat dhe fryma armiqësore e Deep State”. Por siç z. Trump kishte premtuar “të gjithë të interesuarit për ta patur në burg ose të vdekur”, përfshi terroristët e fshehur mbas atentateve e morën pergjigjen me vota në 5 Nëntor 2024.  

(5).U përball si askush dhe i poshtëroi me shumë se asnjë tjetër më parë, pronarët si dhe çirakët/sekserët e industrise mediatike, pra fake-news, deep-fake, dezinformimin dhe exit pollet, …. “F*ck you, adresuar ekspertëve të sondazheve” ishte mesazhi i merituar pas zgjedhjeve …!

(6). Përtej fjalëve, me vepra/prova nga nga Presidenca e parë (dëshmimtarë +qindra mijë familje Shqiptare), të gjithë u gjunjëzuan (ose pranuan kokëulur) se biznesmeni sukseshëm, z. Trump paraqiti projektin me bindës për ekonominë dhe përmirësimin e ndjeshëm të mirëqënies së qytatarëve amerikanë. Konkretisht: “kalimi nga taksat mbi të ardhurat në vetëm një taksë konsumi”; thjeshtimin e taksave mbi të ardhurat individuale nga: “15% mbi të ardhurat në pagën bazë dhe 30% të ardhurat mbi të; uljen e normë se taksës së korporatave nga 21% në 18%, ndërsa gjatë Trum-1, e uli nga 35% në 21%” !

(7). Fitoi dhe e diskretitoi, makinerinë e dezinformimeve, se: “Trump do e shkrinte NATO-n si dhe do linte në mëshirën e Ariut të uritur Rus vendet që nuk përmbushin detyrimet 2%”. Ndërsa z. Trump me vendosmërinë e tij të pakrahasueshme, ka rikonfirmuar projektin Trump-2: “për SHBA të pakonkurrueshme, por edhe nevojën përNATO dhe BE më e fortë, pra për një botë edhe më e sigurt”. Ndërkohë sjell në vëmendjen publike që falë edhe këij “kërcënimit të shumëpërfolur”: “nga më pak se 5 (para 2017), sot (2024), 25 nga 32 vendet anëtare (perfshi RSh) kanë rritur shpenzimet ushtarake në 2% të GDP, ndërsa BE arriti në 500 milard € për mbrojtjen”. Sigurisht të vërtetat/veprat (do) flasin më fortë se gënjeshtrat.

Një qasje edhe më agresive se në mandatin e tij të parë, do të aplikohet nga Trump-2 në marrëdhënie me Kinën, që e konsideron një kërcënim serioz për ekoniminë dhe interesat e USA. Prandaj ka paralajmëruar Pekinin se do vendos tarifa të larta ndaj importeve kineze por ka lënë hapur mundësinë e një marrëveshjeje të re tregëtare me Xi Jinping, duke tejkaluar 4 vitet e stanacionit te ngathët/mplakur të Presidencës Biden. 

(8). Përtej prapagandës internacionaliste, programi Trump-2 bazohet në një politikë edhe më të rreptë (përveç murit-diçital) për emigrantët e paligjshëm, që shërbejnë edhe si bazë e krimit të organizuar, drogës, trafiqeve njerëzore, etj. Sipas një sondazhit te fundit, kjo qasje fortë (disa e quajnë të ashpër), ishte një ndër arsyet e fitores historike, pasi 65% e amerikanëve në shtetet kufitare votuan Trump-2. Nga ana tjetër, gjykoj se me këtë përqasje “të ashpër” ndaj vetëm emigranteve të paligjshem, kontribuon në luftën kundër krimit të organizuar edhe në vendet respektive nga vijnë emigrantet, pasi kjo industri kërcënon jo vetëm punësimin dhe sigurinë e amerikanëve por edhe të tyre të origjinës. 

(9). Sigurisht, ka korrur këtë fitore spektakolare, edhe për shkak se që në krye të heres, ka mbjellë projektin konservator (Reganian) mbi familjen që mbështetet në parimet e djathta duke adresuar pabarazitë racore dhe programe që mbështesin komunitetet e margjinalizuara. Trump-2 ka premtuar se do të krijojë: “Departamentin e Jetës", duke promovuar "Medicare Advantage" për pensionistët, por edhe një përpjekje për të rritur konkurrencën në tregun e kujdesit shëndetësor.  Trump-2 parashikon të anullojë urdhrat ekzekutivë të Presidentit Biden për programet e mbrojtjes nga ndryshimet klimaterike, përfshirë ligjet e Agjencisë së Mjedisit, etj, të cilat ai i konsideron: "si nxitësit e industrisë së korrupsionit klimatik …."! 

(10). Fitoi betejën kundër propagandës majtiste/cinike, që e cilësonin Trump-2 si “Projekt e izacionalist”, nga jo vetëm kundërshtarët politik brenda USA. Si I privilegjuar/dëshmitar në ceremoninë e 20 Janarit 2017, Trump ka ri-shpalosur dhe konfirmuar edhe më qartë gjatë kësaj fushatë, se, po citoj: “ndërsa garantoj se po/do bëj gjithshka për një Amerikë edhe më të madhe/fuqishme”, gjithashtu u bëj thirrje, udhëheqësve të BE, Gjermanisê, UK, Francë etj që:“ti bëjnë edhe më të forta vendet e tyre respektive, kështu të gjithë bashkë e bëjmë botën më të sigurtë”. Me fjalë të tjera është shumë e përafërt, me qasjen e themeluesut të Turqisë, Ataturk: “Peace at home Peace in the world”, ose e Shqipëruar: “pa patur paqe në shtëpi nuk mund të ndërtosh paqe në botë”! 

Për më tepër, ka fituar përqasja e Tij e “ekspozimit te forcës në dialog” për ta gjunjëzuar ekonomikisht, ushtarakisht (po qe e nevojshme) dhe gjeopolitikisht Rusinë – Putinist ne Ukrainë si dhe ka paralajmeruar Iranin se “do të përballet me fuqine dërrmuese të ShBA nëse përdor armët bërthamore kundër aleatit strategjik, shtetit Demokratik të Izraelit, apo kundër statuskuosë dhe interesave gjeopolitike të USA në Lindjen e Mesme”. Kjo “gjuhë e forcës”, u konfirmua edhe ne takimin me presidentin Zelensky në Washington: “nëse do ishte z. Trump President, Putini që e njeh mirë vendosmërinë, prandaj as nuk do kishte ndërmarrë këtë marrëzi në shkurt 2022”, ndërsa garantoi se: “do ta mbyllë shume shpejt luftën”. Gjithësesi mbetet të elaborohet si/kur (?), ndërsazgjedhjet provuan se 60 % e amerikanëve besojnë se USA duhet të jetë më e ashpër ndaj Rusisë por edhe ndaj Iranit dhe terroristeve në lindjen e mesme.   

NË SHTESË,Pse/Sa fitorja e Presidentit Donald Tump mbart edhe “pesë mesazhe shpresë” (?):

Së pari, uroj që kjo fitore të shërbejë zgjimin e aspiratës fisnike të Shqiptrarëve për tu përballur dhe tejkaluar “shtetin e pushtuar nga politikanët e korruptuar, demokracia fasade, pluralizmin e privatizuar nga Kryetarët e pavdekshëm, si dhe fuqina elektorale e Partisë në Pushtet” !

Së dyti, përtej garës së peshtirë, se kush të gjejë fjalët më të madhërishme, për ta uruar Presidentin e sapo zgjedhur z. Trump, jo emrat e pronarëve të Partive apo Pusht-etarëve të emëruar, por; “partneriteti strategjik me USA mbetet me rëndësi kritike, në mos jetik për interesat reciproke RSh-ShBA në rajon dhe mesdhe si dhe ardhmërinë euroatlantike te Shqipërise dhe Kosovës”.  

E thënë fare shkoqur, mbetem shumë i sigurt se kushdo qoftë që përçudnisht përpiqet të shpërdorojë Presidentin e ShBA për ta “bërë palë në axhendën e tyre bolshevike” do të (keq) zhgënjehet. Kjo pasi z.Trump ka konfirmuar se qëndra e gravitetit të angazhimeve të Tij mbetet ShBA, pra: “nuk ka as kohë as vullnet dhe as plan, të merret me çdo pushtetar të korruptuar, apo çdo egocentrik që i del/dalldis rrugës”. 

Së treti,Pa kujtuar dalldisjet e (mbi) Pushtetit që:“Trump” përbën kërcenim për USA dhe marrëdhëniet me Shqiperinë”(!?), si në 33 vitet që po lëmë pas, edhe gjatë Trump-2 do të dështojnë me turp edhe opozitarët vulëhumbur në Tiranë si dhe sovranistët -markist të Prishtinës zyrtare, që mesazhet diplomatike, fotot me Presidentin Trump apo me Senatorët, darkat informale apo “mëngjeset e luftjeve”, etj; “t’jua shesin shqiptarëve si mbështetje partiake apo edhe me keq, personale”. Në të kundërt, si dhe Presidëntet e USA në 112 vjet, edhe z. Trump ka ri-konfirmuar fuqishëm se prioritet nr.1 nuk janë emrat e pronarëve/kryetarëve të partive politike, por për ShBA: “kanë qenë dhe mbeten vetëm Shqiptarët si dhe ndërdhuria e interesat gjeopolitike të ShBA me ato të RSh në rajon, mesdhe etj”. Kaq e thjesht!

Së katërti,, konsideruar peshën/mesazhet e kësaj “fitore spektakolare” besoj edhe më fort se pas 33 vjetesh,Shqipëria ka domosdosmëri jetike të " vetë-prodhojë një Trump dhe një Lëvizje Trumpiste” për t‘u përballur dhe tejkaluar krizën më të rendë të demokracisë, pluralizmin fasadë, pasojat e shtetit të dështuar, duke j’u ri-kthyer me këllqet e Saj tëdjathtës moderne, ku të privalojnë: “Familja, Atdheu, Zoti, Vota, Tregu, Interesat  Kombëtare, balancat demokratike të pushteteve dhe orientimi Euroatlantik i Kombit”. 

Së pesti, shpresoj po ashtu që krahas mbështetjes konstante nga USA për “njohjen  e pavarësisë 112 vjet më parë; çlirimin e Kosovës 1999; anëtarësimin në NATO 2009, etj”, do të skalitet në memorjen e mirënjohjes (mbarë) Kombëtare edhe “Marrevëshja e Paqes e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, nën përkujdesjen e Presidentit Donald Trump-1 (shtator 2020)” nga  dy vendet sovrane (Kosovë-Serbi), ose një: “paketë me investime  gjeostrategjike si autostrada e paqes Beograd-Prishtinë, Port rajonal në ujërat e thella të Adriatikut, si dhe qershia mbi torte, njohja nga Izraeli e Kosovës, etj”.  Për hatër të së vërtetës, duhet të shtojmë se, asnjë njohje e Re për Kosovën përgjatë Presidencës Biden-Harris!? 

Duke kujtuar këtë, besoj edhe më shumë që kjo marrëveshje paqe (+), e përditesuar, do të “imponohen nga Presidenca Trump-2”, përkundër riciklimit të oshilacioneve të Millosheviçit, sovranistëve marksist,etj bollshevik mëndjendryshkur jo vetëm në Kremlin, Banja Luka, Beograd, Prishtine dhe Tiranë. 

Së fundmi, mbetem shpresëplotë se përball dalldisjes së makinerisë elektorale të pushtetit si dhe përtej “luftës së pisët” për në listën e të ndenjurave të opozitës në kuvendin e ardhshëm (përfshi trima/et pas betejave turpëruese “për vulën” të Gaze/ërve në 8 janar 2022, etj apo dhe krye-Euroatlantikasin qesharak që edhe me (i thënçin) Qeveri Teknike në 2017, PD mori “Noc-Rrokun”, pra 7 ministra delirant dhe 43 Deputetseksere), shqiptarët e frymëzuar edhe nga kjo fitore historike e z. Donald Trump, do të zgjojnë vetëdijen fisnike, duke j’u bashkuar misionit të së djathtës moderne, që Shqipëria të bëhet demokratike edhe për inat të këtij sekti politikanësh zullumqarë, shtetarësh kusarë, philanthopistë globalë, sovranistësh marksist dhe sekserëve të gjithë-pushteteve që 33 vitet e fundit kanë pushtuar vlerat konservatore dhe sundojnë me “kollare demokratike” kombin tonë të bekuar 

Zoti e bekoftë fitoren e Presidencës Trump-2, partneritetin strategjik ShBA-RSh si dhe ri-ngjalljen e shpresës së Shqiptarëve, për ta bërë Kombin (R.Sh/Kosovë) si ShBA dhe gjithë Europa Demokratike.  

*Gjeneral ® Piro Ahmetaj, Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n, Zv/President i Këshillit të Atlantikut; &ish:Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, Këshilltar i Presidentit të RSh; Zv/ShShPFA, Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO. 

Video