Zbulohet ‘foleja’, prostuticionit në Fier, arrestohen dy shtetase kolumbiane

16 June 2026, 08:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet ‘foleja’, prostuticionit në Fier, arrestohen dy

Dy kolumbiane 20 dhe 31-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion.

Dina Camargo dhe Geraldine Calderon kishin marrë me qira një banesë ky kryenin këtë veprimtari. 

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohen edhe tre persona të tjerë.

Gjatë operacionit u sekuestruan para të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari dhe 6 telefona celularë.

Njoftimi i Policisë

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier ka finalizuar operacionin e tretë kundër prostitucionit, duke arrestuar dy shtetase nga Kolumbia, shtetasja D.C, 31 vjeçe dhe  D. C 20 vjeçe.

Sipas hetimeve, ato ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira dhe të përshtatur për këtë veprimtari.

Gjatë operacionit u sekuestruan para të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari dhe 6 telefona celularë, ndërsa u proceduan penalisht edhe 3 shtetas për veprën penale të prostitucionit.


Video