
Këtë të hënë është shënuar dita e 16-të të protestës qytetare që mbahet në kryeqytet.
Fillimisht nisi kundër projektit në Zvërnec, ndërsa tashmë kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimit të liderit të opozitës parlamentare, Sali Berisha.
Sot, njësoj si më herët, qytetarët marshuan nga sheshi “Skënderbej” te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke valëvitur flamujt kuq e zi dhe me thirrjet e tipit “Ju erdhi fundi”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”.
U mbajtën fjalime në një podium të improvizuar para godinës së Këshillit të Ministrave.
E veçantë ishte edhe prezenca e flamujve të Bashkimit Europian apo banderolës me mbishkrimin: Europe, can you hear us? (Europë, a po na dëgjon?)
Tashmë ka nisur edhe marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit, që ndryshe nga dje do të zhvillohet brenda Unazës së Tiranës.